×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon peticioni me 13 mijë nënshkrime, kërkohet ligj për parandalimin e vetë*vrasjes

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

    Me këtë rast, peticioni me nënshkrime të qytetarëve është dërguar në Kuvend, teksa u hodhën kritika në drejtim të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për “qasje jo serioze”.

    Drejtori i “Linjës së Jetës”, Bind Skeja, tha se me rastin e ditës ndërkombëtare të parandalimit të vetëvrasjes, “Linja e Jetës”, ka përfunduar me sukses këtë peticion. Andaj, kërkoi nga ligjvënësit që ta përpilojnë projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes.

    “Sot për ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjes, ne kemi përfunduar peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes me mbi 13,361 nënshkrime nga qytetarët dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo shënon një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosove, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave të cilat preokupimin kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetshëm të bashkëqytetarëve tonë. Ju rikujtoj se nëpërmjet këtij peticioni ne kërkojmë një ligji që rregullon, shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes. Integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale. Mekanizma për ngritje të profesionalizmit dhe kujdesit të mediave ndaj rasteve të raportimit të vetëvrasjes. Shërbime dhe mbështetje sociale jo-klinike”.

    Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetëlenduese. Programe specifike për komunitete jo-shumicë. Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes. Ky mobilizim është dëshmi se së bashku ne mund të krijojmë shpresë për ata dhe ato të cilët sot kanë mendime për vetëvrasje. Jo një shpresë metaforike, e mbajnë në ajër, por je shpresë materiale, e ndërtuar mbi themelet e mbështetjes kolektive ndaj njeri-tjetrit, me solidaritet dhe me punë. Ne peticionin e kemi dorëzuar, por nuk janë prit nga kryetari Konjufca qysh parashihet me ligj. Kjo për neve e tregon një qasje jo serioze”, u shpreh Skeja, raporton Ekonomia Online.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia ka bërë të ditur se e kanë parandaluar edhe një rast tjetër të kontrabandimit me mallra. Në njoftimin e lëshuar thuhet...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.