×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse gjatë rrugës në pushtet e kanë ndërruar qasjen e tyre.

    Ai, tha se nëse të dy e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo do të ishte problem për shtetin.

    Njëri prej tyre ose të dy duhet me dalë me shpjegu ku janë nda këto rrugë, pse e kanë një qasje tjetër karshi asaj që e kanë pas dje. Problemi është që në këtë rast, për shkak të karakterit të tyre, këtu ten a mospajtimi është automatikisht armiqësi, kur presidentja e kryeministri e shohin si armiqësor njëri-tjetrin, kjo është problem për republikën”, tha ai.

    Sipas Ymeri, Osmani e Kurti nuk mund ta durojnë mendimin ndryshe derisa shtoi se të dy janë grindavecë.

    Ai theksoi se Osmani mund ta dëmtojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme kryeministrin Kurti.

    “Të dy janë grindavecë, nuk mujnë me duru mendimin ndryshe, mendimi ndryshe për ta është armiqësim. Në këtë rast shumë më shumë duhet të flasim për kryeministrin se për presidenten për shkak të pushtetit që e ka. Kurti është më i pushtetshëm se Osmani në masat popullore, mendoj që niveli i popullaritetit nuk është krejt jomeritë e Osmanit. Mendoj që mospërkrahja e Osmanit për Kurtin do ta dëmtojë ata elektoralisht. Niveli i këtij dëmtimi, i perceptuar nga VV do të jetë korrenspodnues me egërsinë ndaj sulmeve për Vjosën në të ardhmen, të tilla do të ketë, vetëm kur ia nisin e si ia nisin”, tha ai në “Debat Plus”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.