×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në tetor Shqipëria pritet të nisë diskutimet për anëtarësim në BE

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Kjo u bë e ditur nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

    “Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”, deklaroi ai.

    Sipas tij, sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i fortë dhe më i qëndrueshëm do të jetë stabiliteti në kontinentin evropian.

    “Në këto vite kemi marrë vendime të rëndësishme për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke mbajtur me to konferencat e para ndërqeveritare. Shpresoj që muajin e ardhshëm të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet bazë me Shqipërinë dhe ndoshta edhe me Maqedoninë e Veriut, në varësi të miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, theksoi Varhelyi, raporton europa.eu.

    Ai bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka hartuar dhe zbatuar instrumente, si plani i rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE./RTSh

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një britanik është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar të vrasë gruan e tij e cila ishte duke fjetur. 87-vjeçari akuzohet se...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Kina zhvilluan bisedime komandantësh në nivel teatri për herë të parë, të martën. Kështu thanë autoritetet kineze, ndërsa...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një stuhi shiu goditi dje zonën e Dubrovnikut dhe disa pjesë të qytetit janë nën ujë. Për shkak të sasisë së madhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Sport10 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar fitore ndaj Qipros. Dardanët fituan në transfertë ndaj Qipros me rezultat 0-4. Muriqi e hapi serinë e golave në...
    Vip10 Shtator 2024
    Edona James muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje dashurie. Ajo më një video që publikoi thotë të kundërtën. Edona,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.