×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi pritet të ketë një sesion “zgjedhor” në muajt e fundit të legjislaturës së tetë

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë legjislaturë të Kuvendit të Kosovës.

    Pas më shumë se një muaji pushimi veror, deputetët pritet t’i kthehen punës së tyre, në seanca plenare në Kuvend.

    Por, ky sesion do të jetë i fundit, për këtë legjislaturë, e cila është e teta me radhë meqë në shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet.

    Megjithëse, shefat e grupeve parlamentare të partive politike thanë se do të angazhohen për të çuar përpara iniciativa që përmirësojnë jetën e qytetarëve, organizata të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, kanë pak shpresë se do të ndodhë një gjë e tillë.

    Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se muajt e ardhshëm, deputetët do t’i shfrytëzojnë për fushata politike.

    “Presim që ky sesion vjeshtor të karakterizohet me zhvillime më shumë të them politike sesa legjislative e mbikëqyrëse në aspektin e trajtimit të Kuvendit, ndonëse presin shumë çështje për tu trajtuar nga ana e Kuvendit, meqë kujtojmë se sesioni pranveror është përmbyllur shumë herët, me seancën e fundit që është mbajtur në fillim të korrikut, pastaj më nuk janë organizuar më seanca tjera, e që kanë mbetur shumë pika pa u përfunduar, janë edhe 45 projektligje në procedurë që presin edhe këtë sesion,” tha Haxholli për TV Dukagjinin.

    Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thonë se është e rëndësishme që puna e Kuvendit të mos pasivizohet si shkak i caktimit të datës së zgjedhjeve.

    “Së pari duhet të adresojnë çështjet problematike të funksionimit të dinjitetshëm të Kuvendit të Kosovës, e më pas të mendojnë për fushatën zgjedhore… Deputetët e Kuvendit të Kosovës shpesh herë dinë të jenë të paparashikueshëm, ata duhet të kenë parasysh secilën nga kritikat që bëhen ndaj tyre dhe të kenë parasysh dhe të e marrin me prioritet funksionimin profesional të Kuvendit,” tha Melos Kolshi – hulumtues, IKD.

    Nga këto dy organizata joqeveritare venë në pah se sesioni pranveror i punës në Kuvend, është përballur me vështirësi e shkelje të shumta, çka sipas tyre nuk duhet të përsëritet.

    “Kemi vërejtur një mungesë të respektit mes deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku në njërin prej rasteve ka eskaluar edhe me dhunë, gjithashtu edhe në sesionin e fundit të kësaj legjislature, në fund të kësaj faze të vonuar presim që Kuvendi të ndërmarr hapa konkret dhe të mos përsërit të njëjtat gabime,” shtoi Kolshi.

    “Presim një rritje më të madhe të transparencës kujtojmë se e gjithë legjislatura ka shkuar pa pajisje elektronike në Kuvend dhe publiku ka qenë i painformuar se si po votojnë deputetët, në fund të sesionit pranveror është kthyer sistemi elektronik në Kuvend por ende nuk është vënë në përdorim, presim që gjatë këtij sesioni të vihet në përdorim dhe të publikohen votat, dhe të ketë transparencë më të madhe,” shtoi Haxholli.

    Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në Kosovë, zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e para të rregullta, meqë asnjë legjislaturë nuk e ka përfunduar mandatin.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Mars 2025
    Një lis ka rënë sonte në një hapësirë të kryeqytetit, si shkak i motit të ligë. Për pasojë sipas transmetuesit publik të...
    Lajme12 Mars 2025
    Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia. Sipas tij, vetëm brenda...
    Lajme12 Mars 2025
    Ushtarët e aviacionit amerikan të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një lëshim...
    Të tjera
    Lajme12 Mars 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovës, Mark Rutte. Haradinaj...
    Lajme12 Mars 2025
    Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër deklaratat e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti , lidhur me prodhimin e municioneve...
    Lajme12 Mars 2025
    Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistën ekskluzive për Rubikon, të parën pas publikimit të rezultateve, ka...
    Lajme12 Mars 2025
    Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka thënë se përkundër gatishmërisë së deputetit Elbert Krasniqi për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit nuk...
    Bota/Rajoni12 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar...
    Lajme12 Mars 2025
    Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, ka deklaruar  se Kosova ka mundësinë të prodhojë municione pas transformimit të Forcës së Sigurisë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.