Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Sfidën e ka zhbllokuar sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Muriqi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 9-të.
Pas një depërtimi fantastik nga krahu i majtë i Donat Rudhanit, ai arriti të pengohej nga kundërshtari brenda zonës së portierit, duke bërë që gjyqtari të akordojë penallti në të mirë të dardanëve.