×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mirëpriti një delegacion nga Zvicra, diskutohen tema të ndryshme

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim një delegacion nga Zvicra që udhëhiqej nga miku i Kosovës, ish-ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

    Përgjatë takimit u cekën tema të ndryshme, me interes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

    “Urat e bashkëpunimit mes nesh si shtete por edhe si shoqëri, të cilat kultivohen e thellohen edhe më tej përmes diasporës sonë në Zvicër, u vlerësuan lart nga kryeministri dhe personalitetet e pranishme në takim të cilët mbulojnë fusha të ndryshme, si mjekësia, komunikimi dhe arkitektura. Kryeministri theksoi se diaspora kosovare në Zvicër ka një ndikim të madh, jo vetëm për numrin e saj të madh, por edhe për remitancat, ku mbi 20% e remitancave që vijnë në Kosovë janë nga Zvicra”, thuhet në komunikatë, njofton Klankosova.tv.

    Kryeministri vuri në pah rolin e rëndësishëm të Zvicrës si një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës, dhe që vazhdon të kontribuojë përmes programeve të Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC). Ai nënvizoi rëndësinë e sistemit të arsimit dual, ku Zvicra ka luajtur një rol të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me tregun e punës, duke ndihmuar në përgatitjen e fuqisë punëtore të re.

    Më tej, u fol edhe për përfshirjen e grave në fushat e STEM, Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, ku aktualisht 50% e studentëve në këto fusha janë gra. Gjithashtu, u diskutua edhe për Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022 – 2031, ku ankandi i parë për energjitë e rinovueshme përfundoi me sukses përmes një konsorciumi zvicerano-gjerman.

    Në komunikatë tutje thuhet se Kurti i falënderoi pjesëmarrësit për interesin e tyre për ta njohur më thellë e më mirë vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe shprehu mirënjohje për bisedën e hapur dhe plot shkëmbime të dijes të zhvilluar ditën e sotme.

    Grupi i cili ka udhëtuar drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor në një vizitë studimore, do të qëndrojë në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.