×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkollave në Shqipëri u rikthehet zhurma, por më pak nxënës

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Në mbarë Shqipërinë, shkollave u janë kthyer gumëzhimat e zërave të nxënësve nga klasat e para e deri në të 12-at.

    Por, përtej gjallërisë, shifrat e nxënësve këtë vit shkollor për sistemin parauniversitar janë akoma më të ulëta nga vitit i kaluar shkollor, një trend rënieje ky që ka vite që nuk njeh ndalim, shkruan A2CNN.

    Më i theksuar ky fenomen po ndihet në Gjirokastër ku nga viti në vit numri i nxënësve në klasat e para dhe ato të 10 njeh vetëm ulje.

    Edhe në Elbasan fenomeni i tkurrjes së numrit të nxënësve është evident, ku në zonat rurale mësimi do të kryhet me klasa kolektive.

    Në Vlorë, numri i nxënësve të regjistruar në klasat e para dhe ato të dhjeta është ulur me gati 10 për qind krahasuar me vitin e kaluar ku janë të paktën 4-5 pesë klasa më pak si për klasat e para ashtu edhe ato të dhjetat.

    Durrësi gjithashtu ka një numër të konsiderueshëm nxënësish më të vogël se viti i kaluar shkollor, veçanërisht ato që janë regjistruar për herë të parë në bankat e shkollës, që janë 624 më pak se viti i kaluar.

    Sakaq në Korçë, uljen e numrit të nxënësve të sistemin parauniversitar e ka bërë publike vetë drejtoresha e zyrës vendore të arsimit, e cila jep edhe zgjidhjen për mësuesit që u shkurtohen orët e mësimit.

    Ndërsa në Shkodër, sipas të dhënave zyrtare nga drejtoria vendore e arsimit, ulja e numrit të nxënësve në të gjithë sistemin parauniversitar përllogaritet në 2 për qind.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shkollat ​​në disa qarqe të Kentakit mbyllen të hënën pasi kërkimet për një burrë të dyshuar se ka qëlluar me armë në...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Greqia planifikon të vendosë një tarifë prej 20 € për vizitorët që mbërrijnë me anije turistike në ishujt Santorini dhe Mykonos gjatë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha të hënën se përfundimi i luftës gati njëvjeçare në Gaza është prioritet dhe...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar...
    Kronika09 Shtator 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale. Në Departamentin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.