Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, do të angazhohen që t’i sjellin vendit një Qeveri të re.
“Kjo është mbledhja që hap ketë sesion vjeshtor, realisht sesioni i fundit i kësaj legjislature. Angazhimi jonë si grup parlamentar do të shkoj që vendit ti japim një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se Kosovën e ka kapluar errësira dhe se ka ngecur në të gjitha fushat.
“Në këtë kohë që jemi në përplasje me miqtë tanë, në bllokim të vendit në të gjitha fushat, shihet se këto tri vite e gjysmë është bërë shumë pak që të ecim tutje. Në cilindo aspekt që marrim në Kosovë ka ngecje. Errësira kogja e ka kapluar këtë vend. Vetëm një qeveri e re dhe një kryeministër si Bedri Hamza mund ti jap drejtim të ri dhe zhvillim vendit tonë”, ka thënë Tahiri.