×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Dialogu ndodhet në një qorrsokak, arkivolin e pati kur ndodhi sulmi në Banjskë

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se dialogu në formatin qysh ka qenë nga viti 2011, e pati arkivolin më 24 shtator, pra kur ndodhi sulmi në Banjskë vitin e kaluar.

    “Dialogu ndodhet tërësisht në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Këtij qorrsokaku para se gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta. Mendoj që dialogu në formatin qysh ka qenë prej vitit 2011, e ka pasë arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë sepse informatat të cilat i posedon Bashkësia Ndërkombëtare edhe institucionet e sigurisë përfshirë inteligjencën, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pasur mbështetjen prej shtetit të Serbisë. Atyre iu ofrua logjistika dhe mbështetja shtetërore edhe poligonet ushtarake me ushtru ata me i marr armët, kemi fakte që ka pasur edhe shkëmbim armësh mes ushtrisë dhe grupit terrorist. Konsideroj që për këtë arsye është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave që të mund të vazhdohet normalisht. Kjo ishte ajo që ndodhi në Banjskë. Ishte gozhda e fundit e arkivolit të dialogut të Brukselit, sa i përket dialogut i cili kishte filluar në vitin 2011”, tha Konjufca.

    Kryeparlamentari tutje u shpreh se i takon Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka po dëshiron.

    “I takon Bashkësisë Ndërkombëtare të jetë shumë e përcaktuar se çka dëshiron, nëse dëshiron palë të barabarta në dialog si dy shtete nëse dëshiron edhe ende mendon që principi i marrëveshjes së Ohrit me funksionu palët si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara ashtu siç shkruan. Nëse Bashkësia Ndërkombëtare e ndan mendjen me ec në këtë rrugë, Kosova është e gatshme. A nëse do me i mbyll sytë dhe mos me reagu as kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovës, asnjë reagim nuk e pash nga Brukseli e as nga Bashkësia Ndërkombëtare. Bashkësia është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë për këtë arsye duhet një drejtim krejt i ri”, tha ai.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një kosovar është dënuar me 12 mijë euro gjobë në Kroaci, pasi thuhet se u zu duke konstrabanduar cigare në vendkalimin kufitar...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar takimet me kryetarët e komunave veriore të vendit dhe drejtorët komunalë. I shoqëruar nga ministri...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë pas pushimit veror. Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohen disa çështje me rëndësi. Më...
    Sport09 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës luan sonte ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Qipros. “Dardanët” më parë janë ndeshur dy...
    Vip09 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri po shijon pushimet. Por, pushimet s’janë e vetmja gjë që ajo po shijon. Bashkë me të...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Një turist zvicerian ka humbur jetën pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit. Rreth orës 09:00, në plazhin e...
    Sport09 Shtator 2024
    Qipro sot është nikoqire e Kosovës në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve. Selektori qipriot, Temur Ketsbaia i motivuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.