×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut iu bën thirrje shteteve ta sfidojnë Izraelin

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut tha të hënën se përfundimi i luftës gati njëvjeçare në Gaza është prioritet dhe ai u kërkoi vendeve të veprojnë për atë që e quajti “mospërfillje të hapur” të Izraelit për ligjin ndërkombëtar në territoret e pushtuara palestineze.

    Gati 41,000 palestinezë janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, që kur Izraeli nisi një fushatë ushtarake në përgjigje të sulmeve ndërkufitare nga militantët e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilat 1,200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng.

    “Përfundimi i asaj lufte dhe shmangia e një konflikti të plotë rajonal është një prioritet absolut dhe urgjent,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk në një fjalim në hapjen e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.

    “Shtetet nuk duhet – nuk mund – të pranojnë shpërfillje të hapur të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë vendimet detyruese të Këshillit të Sigurimit (KB) dhe urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, as në këtë dhe as në ndonjë situatë tjetër”.

    Ai citoi një opinion të lëshuar nga gjykata e lartë e OKB-së në korrik që e quajti pushtimin e Izraelit të paligjshëm dhe tha se kjo situatë duhet “të adresohet në mënyrë gjithëpërfshirëse”. Izraeli e ka hedhur poshtë opinionin dhe e ka quajtur të njëanshëm, transmeton Klankosova.tv.

    Komentet e Turk u dhanë në një fjalim të gjerë duke shënuar pikën e mesit të mandatit të tij katërvjeçar si shef i të drejtave të OKB-së, ku ai përshkroi sfida masive në mbarë botën dhe një krizë të udhëheqjes politike.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë. Kryetari i Saxony-Anhalt, Reiner...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbërritur në Magdeburg me ministren e tij të Brendshme Nancy Faeser, në vendin ku ndodhi mbrëmë sulmi...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shkuar në Magdeburg të Gjermanisë, qytetin ku mbrëmë ndodhi një sulm në një prej tregjeve të Krishtlindjeve....
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.