×
  • Lajme
  • Lajme

    Së shpejti Kosova me ambasadë në Kolumbi

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi.

    Sipas një njoftimi nga ana e kësaj ministrie, atje Gashi u prit në Pallatin San Carlos nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kolumbisë, Jorge Enrique Rojas.

    Gjatë takimit, zëvendësministrat bënë një analizë të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbyen pikëpamje për tranzicionin energjetik dhe ndryshimet klimatike, vizionet për sigurinë njerëzore, shkëmbimet akademike dhe kulturore, bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe për bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave në angazhimin e diasporës.

    Pikë kryesore e takimit ishte hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi, transmeton Klankosova.tv.

    “Zëvendësministrja Gashi, në emër të Republikës së Kosovës, e falënderoi zëvendësministrin Rojas për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Kolumbia përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ajo theksoi nevojën për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Po ashtu, u propozuan dhe u iniciuan marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Akademive Diplomatike të të dyja vendeve, konsultimet politike dhe liberalizimi i vizave ndërmjet Kosovës dhe Kolumbisë. Këto marrëveshje, pas shqyrtimit dhe ndjekjes së procedurave të nevojshme, pritet të nënshkruhen nga të dyja palët”, thuhet në njoftim.

    “Zëvendësministri Rojas e falënderoi zëvendësministren Gashi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Kolumbisë që t’i zgjerojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike”.

    Gashi, në takim, u shoqërua nga udhëheqësi i përkohshëm i Divizionit të Amerikës Jugore të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe nga ambasadorja e Kosovës në Panama. Nga ana tjetër, Rojas u shoqërua nga drejtoresha për Evropën dhe përfaqësues nga Drejtoritë e Protokollit dhe Çështjeve Politike Shumëpalëshe të Ministrisë së Jashtme.

    “Kjo vizitë ka rëndësi të veçantë, pasi është vizita e parë zyrtare dhe po zhvillohet në prag të hapjes së Ambasadës së Kosovës në Bogota. Hapja e Ambasadës tregon për angazhimin e Kosovës në këtë hemisferë të botës dhe nevojën për një prani më të madhe jo vetëm në Kolumbi, por edhe në gjithë Amerikën Latine. Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi do t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, në të gjitha fushat”, u potencua në njoftimin e MPJD-së.

     

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke cilësuar se Kosova ka ngecur për shkak të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë....
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje. Përgjatë këtij muaji,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.