×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Është e papranueshme mos votimi i projektligjeve të rëndësishme

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Deputetja nga radhët e “Lëvizjes Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj, pret që disa ligje të votohen e disa jo në sesionin e ri të Kuvendit.

    Deputetja thotë se fajin për mos kalimin e disa projektligjeve e kanë edhe deputetët e pozitës.

    “Besoj që kalojnë disa. Por janë disa projektligje që s’po kalojnë për votat e disa deputetëve të VV, por janë për të mirën e përgjithshme dhe e është e papranueshme mos të merret epilogu për këto ligje”, u shpreh deputetja e VV-së.

    Ajo për Front Online deklaroi se ka projektligje shumë të rëndësishme që s’po gjejnë epilog.

    “Do të ecin shumë ligje përpara se janë mbet në mes të procedurës. Ka shumë projektligje që janë shumë të rëndësishme për të kaluar sidomos për sigurime shëndetësore, IVF që ka kohë të gjatë në Kuvend që s’po kalon, ligji për tekstet shkollore dhe ka shumë të tjera”, tha ajo.

    Deputetja Tishukaj tha se disa Komisione Hetimore po e konsumojnë energjinë e deputetëve.

    Ajo thotë se opozita duhet të jetë në krye të detyrës në këtë sesion.

    “Komisionet hetimore po e konsumojnë një energji të deputetëve pasi janë edhe aty për subvencionim të teksteve shkollore edhe një për ministrinë e Punëve të Jashtme. Edhe deputetët opozitar ta kenë parasysh që të jenë në krye të detyrës”, thotë ajo.

    Mosvotimi i projektligjeve/ VV fajëson disa deputetë të vet, opozita s’pret asgjë nga shumica parlamentare

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje. Përgjatë këtij muaji,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi. Sipas një njoftimi nga ana e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka deklaruar se ani pse pushteti aktual e ka pasur shumicën...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës. Po në të njëjtën kohë, sipas të...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një burrë është arrestuar në Sllakoc të Vushtrrisë, i cili dyshohet se plagosi një person. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.