×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbingarkesa me nxënës në kryeqytet, shkolla “Pavarësia” detyrohet të krijojë aneks-klasa

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks klasa.

    Ato janë klasë të improvizuara të krijuara në korridore e brenda objektit tashmë të ndërtuar të shkollës.

    Kjo si shkak i mbingarkesës së saj me nxënës dhe pamundësisë për t’i akomoduar në klasa.

    Me 60 paralele në total, shkolla deri vitin e kaluar numëronte 1900 nxënës e këtë vit ka pranuar 230 nxënës të rinj dhe 40 të transferuar.

    E se shkolla po mbingarkohet nga viti në vit e thotë edhe zëvendësdrejtori, Halil Brahaj.

    “Shkolla “Pavarësia” njihet në Prishtinë për mbingarkesën e saj sepse mestarisht çdo vit rritet për 50 nxënës. Infrastrukturën e kemi pasur të njëjtë që nga themelimi i shkollës më 2009. Në mungesë të klasave kemi punuar me tre ndërrime dhe tash me përfundimin e ankesit, edhe dy tre ditë lëshohet. Investimet po i bën komuna. Pakësa edhe po e liron hapsirën për të pasur mësimnxënie efektive,” tha Brahaj.

    E zgjidhja për këtë sipas Brahajt, do ishte përfundimi i shkollave të premtuara nga komuna.

    “Në muajt gusht është bërë gurthemeli i një shkolle e cila është mirëprit, sepse shkollat përreth siç është edhe e jonja, do krijohen lehtësira sepse jemi të mbingarkuar. Ndërtimi i shkollave të reja është për t’u vlerësuar se shkollat si e jonja janë bukur të ngarkuara. Sot kemi mbi 1900 nxënës…Kjo mbingarkesë ka krijuar nevojën për aneks e edhe për shkolla të reja,” shtoi Brahaj.

    Nevojën për shkolla të reja e theksojnë edhe njohës të fushës së arsimit.

    Në klasa ku numri i nxënësve është mbi 30, nuk mund të pritet cilësi. Çka është me rëndësi është që komuna të trajtoj me prioritet themelin e institucioneve arsimore. Çkado tjetër që na prezantohet, është e pakuptimtë në mungesë të insituticoneve arsimore,” tha njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

    Lidhur me çështjen, televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me drejtoreshën e arsimit në këtë komunë, Jehona Lushaku-Sadriu por e njëjta ka qenë e paqasshme në telefon.

    Para dy muajsh, televizioni raportoi për mospërfundimin e shtatë shkollave që ishin premtuar nga kryetari, Përparim Rama. Aso kohe, komuna ia hidhte fajin operatorëve ekonomikë.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qytetin e Magdeburgut të Gjermanisë u rrit në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.