×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste të dhun’ës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ndërsa katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Deçan dhe Mitrovicë.

    Sipas policisë, në Prishtinë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje. I dyshuari u dërgua në mbajtje. Në Fushë-Kosovë është arrestuar një i dyshuar pasi kishte kanosur bashkëshorten.

    Edhe në Deçan një burrë është arrestuar pasi nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve dhe tentoi të vetlëndohej me thikë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte tentuar të vet lëndohet me një mjet të mprehtë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Kurse në Mitrovicë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje u sulmua nga personi me të cilin po bashkëjetonte. Ajo pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek, Leposaviq, nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit. Rreth orës 22:45,...
    Lajme08 Shtator 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosova për të kërkuar mundësi dhe kushte më të mira pune në vende të tjera po krijon një...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Kristjan Asllani dhuroi një paraqitje dinjitoze në triumfin që Shqipëria e arriti në udhëtim ndaj Ukrainës me rezultat 2-1. Me të përfunduar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta ne relievet malorë. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim...
    Lajme08 Shtator 2024
    I jepet sot lamtumira e fundit, Hajdin Berishës, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi në komunën e Malishevës. Varrimi i të ndejrit bëhet...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në Kosovë, shoqatat serbe i vendsën bllokadat në pikat kufitare. Ajo në Jarinjë u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.