×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lideri i opozitës në Venezuelë largohet nga vendi për në Spanjë

    FrontOnline
    08 Shtator 2024

    Qeveria e Venezuelës ka thënë se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi, duke kërkuar azil në Spanjë.

    Gonzalez ka pasur një urdhër arresti qw u lëshua pasi opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut, në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolas Maduro.

    “Pasi u strehua vullnetarisht në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, (Gonzalez Urrutia) i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik”, ka shkruar në mediat sociale zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez.  Sipas saj, Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar, shkruan BBC.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares ka thwnw se González ishte nisur nga vendi me kërkesën e tij dhe me një aeroplan të Forcave Ajrore Spanjolle.

    Sipas tij, qeveria e Spanjës është e përkushtuar ndaj të drejtave politike të të gjithë venezuelianëve.

    Një avokat i González e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve AFP se ai ishte larguar nga vendi për në Spanjë, por nuk dha ndonjë detaj të mëtejshëm.

    Venezuela ka qenë në një krizë politike që kur autoritetet shpallën presidentin Maduro fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut.

    Një numër vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe disa vende të Amerikës Latine, kanë refuzuar të njohin presidentin Maduro si fitues pa publikuar të dhënat e detajuara të votimit nga Karakasi.

    Përpara se të largohej nga vendi, González ishte fshehur për një muaj, duke injoruar tre thirrje të njëpasnjëshme për t’u paraqitur para prokurorëve. Dhuna paszgjedhore në Venezuelë ka marrë 27 jetë dhe ka lënë 192 të plagosur, ndërsa qeveria thotë se ka arrestuar rreth 2,400 njerëz, shkruan BBC.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.