×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tartufi” i teatrit nga Gjilani ka fituar 5 çmime në Ferizaj

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj.

     

    Shfaqje “Tartufi” mori çmimet për shfaqje më të mirë të  festivalit, për regjin më të mirë të bërë nga Qëndrim Rijani, për rolin më të mire dytësor femër të luajtur nga Aurita Agushi, për rolin episodik, Alban Shahiqi dhe për çmimin e kostumografia më e mirë i takoi Yllka Brada për shfaqjen “Tartufi dhe për shfaqjen  “Kamarja e turpi” e Teatri Kombëtar i Kosovës

    Regjisori i shfaqjes “Tartufi”, Qëndrim Rijani ka thënë se për të arritur këtë sukses është bërë një punë e madhe.

    “Kemi bërë një punë realisht të  madhe për të arritur deri tek shfaqja “Tartufi”. Teksti i vështir, autori i vështirë, kështu që ky është prezantimi i parë në festival me “Tartufin” dhe me këtë prezantim të parë ia dolëm”, ka thënë ai.

    Çmimi aktorja më i mirë i takoi, Suels Bako për shfaqjen “Çifti i Hapur”  të Teatrit nga Gostivari. Kurse çmimi aktori më i mirë e fitoi, Ernest Malazog për rolin në shfaqje “Audienca” nga Teatri i Prizrenit.

    Aktori Ernest Malazogu, ka thënë se nuk është hera e parë që vlerësohet në Ferizaj,

    “Sa herë që vijë këtu ndihem shumë mirë për traditën që e ka ky festival, për publikun e mrekullueshëm që asnjëherë nuk e tradhton festivalin. Por çka është më e mira është se në teatri “Adriana Abdullahu”  e vlerësojë shfaqjen e “Bekim Fehmiu” nga Prizreni”, ka thënë ai.

    Çmimi i publikut i takoi shfaqjes “Togeri i Inishmorit” të Teatrit të Ferizajt. Kjo shfaqje e cila fitoi edhe  çmimin special.

    Çmimi ylli në ardhje i takoi aktores, Albina Krasniqi për shfaqjen “Charles III” nga Qendra Multimedia.

    Çmimi për rolin e dytë mashkull i takoi Ylber Bardhit, për shfaqjen “Kamarja e turpit “ nga Teatri Kombëtar i Prishtinës. Kurse fitoi çmimin për skenografin më të mirë e fitoi, Enes Deari  për shfaqjen “Mishi i egër” Tetari Shqiptar i Shkupit.

    Në edicionin e 54- të Festivalit të Teatrove u paraqiten 8 shfaqje nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria./rtk

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka bërë thirrje diasporës që sa më shumë të aplikojnë për t’u regjistruar për votuar në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.