×
  • Lajme
  • Lajme

    Rafuna: Blerjet në patundshmëri s’mund të quhen investime të huaja, situata në veri i largon investitorët

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe se vendi duhet që të punojë shumë për përmirësimin e ambientit e të bërit biznes.

    Ai ka thënë se deklarimet e institucioneve për rritje të investimeve të huaja, janë të pasakta, pasi investimet e huaja janë kryesisht në patundshmëri. Këto investime sipas tij nuk mund të quhen të tilla nëse nuk ka hapje të linjave të prodhimit ose sektorëve të prodhimit.

    “Ne kemi ngritur zërin gjatë këtyre viteve që duhet të punojmë shumë për përmirësimin e ambientit e të bërit biznes, ta bëjmë një ambient miqësor për të ardhur investitor të huaj për të investuar në Kosovë. Kemi bërë edhe kërkesa që të kemi kujdes në pëlqimin e mesazheve sidomos nga udhëheqësit tanë, për arsye se nuk po janë mesazhe që po motivojnë një investitor për të ardhur për të investuar në Kosovë. Po ashtu nuk po janë edhe motivuese edhe për investitor të brendshme që i kemi për ti zgjeruar bizneset e tyre ose për të bërë një biznes të ri brenda Kosovës. Ne jemi dëshmitar që jemi duke vuajtur për investime të huaja direkte. Kur them për investime të huaja direkte për ata që dinë drejtpërdrejt me themelu një linjë prodhimi, ose një sektor të prodhimit, ose një që punësojnë ndoshta jo 1 mijë punëtor por së paku 100 punëtor, 100 jo por 10 punëtor që e kanë për qëllim me e ngrit prodhimin, e kanë me qëllim me rrit eksportin dhe me ndal importin”, ka thënë Rafuna.

    Ai ka kërkuar që investimet në patundshmëri të mos konsiderohen investime të huaja. Ai ka thënë se investime e huaja llogariten në numrin e hapjes së fabrikave e linjave tjera të prodhimit.

    “Ne jemi dëshmitarë që krejt kjo çka quhet prej institucioneve publike investim është në patundshmëri. Është diaspora jonë më së shumti që po kontribuon në blerjen e banesave e shtëpive. Nëse i shohim të dhënat zyrtare të institucioneve kompetente që i kanë lëshuar në Kosovë që është BQK-ja, Agjencia e Statistikave të Kosovës e kështu me radhë, por edhe të dhënat e OEK-ut, shohim që në vitin 2021 ose vitin 2020, ka qenë vit i mbyllur, ka qenë pandemia. Në vitin 2021 kur ishte ai ‘bom’ pas pandemisë kur u hap ekonomia, zinxhiri i furnizimit kur filloj që të funksionoj. Ne në Kosovë kishim 91 për qind të investimeve, këto që po quhen investime të huaja direkte që në fakt janë patundshmëri. 91 për qind e tyre në 2021 i kemi pasur në patundshmëri. Në vitin 2022 ka rënë në 80 për qind, në vitin 2023 kjo ka rënë në 60 për qind. E para ne nuk e nxjerrim si OEK mesataren me i mbledh në mënyrë matematikore. Ne investime e huaja si OEK i masim se sa fabrika ose sa linja të prodhimit janë hapur në Kosovë, sa njerëz janë punësuar, sa ka ndikuar në rritjen e eksportit”, u shpreh ai per EO.

    Kreu i OEK-ut thekson se situata në veri të vendit largojnë investitorët e huaj. Ai konsideron se kontribuues të mungesës së investitorëve janë edhe deklaratat e krerëve institucional për sulm nga Serbia.

    “Deshëm apo nuk deshëm, çështjet e hapura që i kemi më Serbinë janë një pengesë. Tensionet në veri, një investitor para se të vije të investoj në Kosovë gjithmonë e bënë një konsultim me zyrtarët e qeverisë se vetë, dhe e matin rriskun. E dyta pak i kemi kontribuar edhe ne nëpërmjet deklaratave të institucioneve tona se ne do të sulmohemi nga Serbia, pritet që të sulmohemi nga Serbia këto deklarata për një kohë shumë të gjatë qarkulluan në media, në opinion kjo nuk i ka motivuar investitorët. Ne kemi pasur thirrje telefonike në OEK duke pyetur se a do të ketë luftë në Kosovë, ka qenë një absurd i vete kur Kosova është vend i vetëm në Ballkan i cili i ka trupat e NATO të vendosur”, u shpreh Rafuna.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.