×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Skandaloze/ Ministria e Hysen Durmishit jep edhe 50 mijë € tender të negociuar për Urën e Badovcit, kostoja shkon rreth 520 mijë €

    Aulona Konjuhi
    04 Shtator 2024

    Rreth 50 mijë euro tender të negociuar për punë shtesë në Urën e Badovcit ka dhënë Ministria e Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga zv/ministri Hysen Durmishi, ndonëse punët në ndërtimin e saj janë në fazën fillestare, raporton portali Front Online.

    Në dhjetor të vitit 2023 kjo Ministri i kishte dhënë tender në vlere prej rreth 470 mijë euro kompanisë “Dreni Inginiering” për ndërtimin e Urës së Badovcit.

    Punimet do të duhej të përfundonin për 125 ditë, pas 250 ditëve vetëm sa kanë filluar punimet

    Sipas deklaratave të zyrtarë të Ministrisë, punimet në Urë do të duhej të përfundonin brenda 125 ditëve. Por, tashmë kur kanë kaluar 250 ditë nga dhënia e kontratës dhe punët janë në fazë fillestare, është e çuditshme se si Ministria e Infrastrukturës është nxituar të jap kontratë tjetër për punë të shtesë në vlerë prej rreth 47 mijë euro, pikërisht të njëjtës kompani “Dreni Inginiering”.

    Në bazë të praktikave dhe monitorimeve të procesit të prokurimit që ka bërë Front Online, kontratat për punë shtesë jepen zakonisht në fund të procesit të punimeve për punë të vogla dhe që nuk janë paraparë me tender. Por, në këtë rast vlera e përgjithshme e tenderit është shtuar për 10%, ndonëse punët vetëm sa kanë filluar në ndërtimin e Urës. Përndryshe, Ura e Badovcit është vetëm 38 metra e gjatë.

    Portali Front Online i ka dërguar gjatës ditës së martë Ministrisë së Infrastrukturës pyetje në lidhje me kontratën për punë shtesë në vlerë prej rreth 47 mijë euro për Urën e Badovcit dhe për çfarë punë shtesë bëhet fjalë, ndonëse punimet në ndërtimin e Urës janë në fazën fillestare. Por, nga Ministria nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje.

    Gashi nga AVONET: Ministria e Infrastrukturës ka shkelur rëndë Ligjin e Prokurimit

    Në anën tjetër, Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në OJQ-në “AVONET”, ka thënë për Front Online se dhënia e kontratës për punë shtesë për një projekt ende të papërfunduar është Shkelje e Ligjit ntë Prokurimit Publik dhe njëkohësisht vepër e rëndë penale.

    “Pos që është shkelje e rëndë e Ligjit të Prokurimit Publik, por është edhe një prej veprave më të rënda të keqpërdorimit të parasë publike. Kjo është një prej praktikave më të këqija të mundshme, të cilën vet Hysen Durmishi e ka kritikuar sa ka qenë në opozitë”, ka pohuar Gashi.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, ka raportuar për një rast të tentim vrasjes, ku ka bërë të ditur se, një person ka thënë që,...
    Lajme15 Janar 2025
    Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në këtë fshat. Nëpërmjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Reçak me rastin e 26-vjetorit të masakrës në këtë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.