Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar për vjedhje në objekt.
Ai ka thënë se disa persona kanë vjedhur arkën me para dhe DVR-në e kamerave.
“Ankuesi mashkull kosovar imam i xhamisë ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin arkën me para rreth 90 euro si dhe DVR-në e kamerave. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.