×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Rriten shpenzimet e luksit/ Mbi 31 milionë € shpenzime të udhëtimit gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti”

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Shpenzimet e udhëtimit zyrtar brenda dhe jashtë Kosovës kanë shënuar rritje të hatashme gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 2”. Nga viti 2021 e deri në fund të qershorit të vitit 2024, shpenzimet e tilla kanë arritur shumën e përgjithshme prej më shumë se 31 milionë euro, raporton portali Front Online.

    Sipas raporteve të buxhetit, të përgatitur nga Ministria e Financave, shpenzimet e udhëtimit për gjashtë mujorin e parë të vitit 2024 kanë shkuar në 5.25 milionë euro, apo 12%  më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton portali “FrontOnline”.

    Ndërsa nga viti 2021 e deri në fund të vitit 2023 shpenzimet e tilla kanë kaluar shifrën prej më shumë se 26 milionë euro.

    Kurti dhe bashkëpartiakët e tij sa ishin në opozitë disa herë i kanë kritikuar drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, siç thoshin për luksin e tepruar dhe për udhëtime sa për “të marrë mëditje”, por gjatë mandatit të tyre në krye të Qeverisë ka ndodhur e kundërta, duke vazhduar me avazin e vjetër të shpenzimeve buxhetore.

    Sipas dokumentit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2023, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, institucionet e vendit gjatë vitit të kaluar për udhëtime zyrtare jashtë vendit, mëditje të udhëtimeve, akomodim dhe për transport kanë shpenzuar 8.7 milionë euro.

    Këto shpenzimet janë më të larta për 1.5 milionë euro, krahasuar me vitin 2022 dhe për rreth 5.5 milionë euro më të larta se në vitin 2021.

    Sipas të njëjtit dokument që e posedon “FrontOnline”, për udhëtime zyrtare brenda vendit, mëditje, akomodim transport, gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar mbi 2.8 milionë euro, apo rreth 600 mijë euro më shumë se në vitin 2022 dhe mbi 1 milionë euro më shumë se në vitin 2021.

    Opozita qeverinë ‘Kurti’ e kanë cilësuar si kampione të shpenzimeve e luksit.

    Shala: Qeveria “Kurti” e ka thyer rekordin e shpenzimeve të luksit, premtonte të kundërtën

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ për rritjen e shpenzimeve të udhëtimeve.

    Shala thotë se “fatura” e pushtetit në luksin qeveritar ka thyer rekordin e të gjitha qeverive të tjera.

    Shifrën për gjashtë mujorshin e këtij viti, prej 5.25 milionë euro, të harxhuar për shpenzime, Shala e cilësoi si shumë të lartë.

    “Janë shpenzime shumë të larta, kostoja e Qeverisë në luksin institucional është e lartë si asnjëherë tjetër dhe është rekord i të gjitha qeverive në Kosovë”, ka deklaruar Shala.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se Qeveria ka demantuar premtimet e veta me statistikat e shpenzimeve të udhëtimeve.

    “Qeveria në kohën e ardhjes në pushtet kishte premtuar reforma të mëdha , zvogëlim të shpenzimeve, zvogëlim në minimum të udhëtimeve zyrtare, të veturave dhe pjesëve të tjera të luksit qeveritar, fatkeqësisht të gjitha këto janë të demantuar nga vetë qeveria dhe statistikat”, thotë ai.

    Shatri: Shpenzimet e luksit janë fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar për FrontOnline se kostoja e shpenzimeve të udhëtimeve të institucioneve gjatë mandatit të Qeverisë ‘Kurti’ është “fytyra e gënjeshtrave të pushtetit”.

     “Tejkalim i çdo niveli të shpenzimeve të qeverive të mëparshme, fytyra e kësaj qeverie karshi premtimeve dhe rrenave që i kanë bërë për parën e popullit këso slogane që kanë qenë të komunizmit”, theksoi Shatri.

     

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Hulumtime13 Janar 2025
    Rreth dhjetë milionë euro të buxhetit të shtetit të Kosovës janë shpenzuar vetëm për pagesa të qerave për objektet publike gjatë periudhës...
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka mbajtur një konference për media nga selia e kësaj partie, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.