×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza në ShBA, takim me asistentin special të Bidenit: Është koha për njohje nga pesëshja evropiane

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë të paparapalajmëruar.

    Hamza pati një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistentin Special të Presidentit Joe Biden, njëherësh edhe Drejtor Senior për Europë i Keshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Europë Qendrore në Këshillin për Siguri Kombëtare, Kathleen Larkin nga të cilët tha se mori një mesazh të qartë.

    “Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

    Me zyrtarët amerikanë, ai tha se u pajtuan se “tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE”.

    “Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Hamza.

    Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, Hamza thotë se “partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike për Kosovën”, dhe “i pazëvendësueshëm” për të.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër fushatën e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot do të zhvillojë këto aktivitete: 09:30 – Homazhe në Reçak, me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.