Deputeti nga PDK-ja Hisen Berisha ka deklaruar për FrontOnline se heqja e armëve nga personeli i Qendrave Korrektuese, vendim i miratuar në qershor, ka ndikuar në rritjen e arratisjeve.
“Nëse s’gaboj diku ne qershor është marrë vendimi për heqjen e armëve nga personeli i qendrave korrektuese dhe atëbotë kam reaguar në pyetjet e mediave se kjo do të krijonte parakushte për arratisjen e te burgosurve ,pa dashur te lëshojë emra te emrave te arratisurve deri te ky i fundit qe e pati fatkeqësinë të vritej. Janë tre persona qe janë largu deri me tani, ky trend po vazhdon dhe kjo tregon se ka dështuar sistemi i sigurisë se burgjeve dhe gjëndrave korrektuese në Kosovë dhe predikimi im qe heqja armeve nga personeli i qendrave korrektuese rezulton te jete me shume te jete me shume sesa thjesht sesa një strategji apo planifikim te jete qellim
Ai ka theksuar se ky vendim mund të ketë kontribuar në dështimin e sistemit të sigurisë dhe ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të rishikojë masat e sigurisë dhe të fokusohet në edukimin dhe risocializimin e të burgosurve për të parandaluar veprat penale të tjera.
“Prandaj unë mendoj se këtu duhet te reflektojë Ministria e Drejtësisë, e cila bart përgjegjësinë kryesore për dështimin e këtij sistemi dhe t’i rikthehen edhe njëherë të trajtojnë çështjen e sigurisë nëpër Qendrat Korrektuese të burgjeve ne Kosovë, të cilat duhet te kenë parasysh jo vetëm dënimin e personave qe arrestohen për vepra të ndryshme, por edhe edukimin edhe risocializimin e tyre“.