Sipas tij, asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova.
“Mërgata jonë është ndryshe prej mërgatave që kanë shtetet e tjera të rajonit e të botës. Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova. Ndjenja jonë e përkatësisë është e fuqishme sepse historia jonë është e tillë. Mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen”, shkruan Kurti.
Postimi: