×
  • Kronika
  • Kronika

    EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se personi që u arrestua më 4 gusht në Kosovë për prodhimin e qindra mijërave monedhave false në vlerë prej dy eurove “është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut”.

    Një ditë më parë autoritetet në Kosovë thanë se ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    “Arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor mes autoriteteve kosovare dhe maqedonase me mbështetjen e EUROPOL-it dhe Eurojust [Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale]”, u tha në njoftimin e EUROPOL-it më 6 gusht.

    Agjencia e BE-së tha se 34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej dy eurosh në dy vjetët e fundit.

    Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike dy euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

    Vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte iniciuar qindra raste për veprën penale “Falsifikim i parasë”, ndërsa vlerësohej që në treg qarkullonin qindra mijëra euro false.

    Paratë false në vlerë të dy dhe 50 eurove kanë qarkulluar më së shumti.

    Në disa raste, tregtarët e kanë ndaluar kryerjen e pagesave me këto valuta, nga frika e mashtrimit. /REL

    Nga Rubrika
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.