×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjeti i Organizatave të Grave u shpreh e tronditur me vra*sjen e fundit

    FrontOnline
    03 Gusht 2024

    Një grua e moshës 41-vjeçare, vdiq të premten në orët e para të mëngjesit si pasojë e plagëve të marra që i kishte shkaktuar bashkëshorti i saj ditë më parë.

    Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. Ishte nga nacionaliteti serb nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, e cila vdiq në spital ku ishte dërguar më 31 korrik me plagë të rënda në kokë. Lidhur me këtë rast, bashkëshorti i së ndjerës është arrestuar të premten, ku Gjykata Themelore e Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji, e që nga Prokuroria e Prishtinës, rasti është rikualifikuar si vrasje e rëndë.

    Për këtë vrasje pati reagime nga nivelet shtetërore të Kosovës.

    Rrjeti i Organizatave të Grave në Kosovë u shpreh e tronditur me vrasjen e fundit, përderisa nga kjo organizatë thonë se janë duke I mbledhur informatat për të kuptuar më shumë rreth këtij rasti.

    “Fatkeqësisht dje ishte e premte lajmi u morë vesh pak më vonë dhe jemi ende duke u hulumtuar për me pas një historik të ngjarjes se si ka ndodh. Jemi ne kontakt edhe me anëtarët e rrjetit që janë nga komunitetet serbe, të shohim më detajisht se a është drejtuar tek institucionet, a kanë pas faj institucionet në këtë rast. ” Adelina Berisha, rrjeti i Grave të Kosovës.

    Adelina Berisha nga kjo organizatë tha se mungon llogaridhënia dhe informimi i saktë i zyrtarëve që e zbatojnë legjislacionin.

    “Ata ndoshta nuk kanë marrë vetë ndonjë supervizion dhe kanë kaluar në persona që janë totalisht pandjenja që veç e shohin një rast më shumë, një numër më shumë por i harrojnë që këto raste janë shumë të ndjeshme. Këtu përfshihen familjet, këtu përfshihen fëmijët, këtu janë dinamika tjera, është pushteti në pyetje, burrat kanë pushtet ndaj grave e abuzojnë me këtë pushtet, prandaj duhet t’i kenë parasysh këto dinamika dhe ta shohin dhunën në familje si formë e diskriminimit gjinor ashtu si e kërkon edhe Konventa e Stambollit dhe të trajtohet si e tillë”, ka shtuar Berisha.

    Që nga fillimi i këtij viti e deri më tash, ky është i tretë i vrasjes së grave në Kosovë. Në muajin prill, u regjistruan dy raste të vrasjeve nga bashkëshortët e tyre, njëra në Pejë e tjetra në Ferizaj.

    Përderisa nga viti 2010 e deri në vitin 2024 në vendin tonë janë vrarë 58 gra.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kritikuar ashpër fushatën e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se...
    Lajme15 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për medie. Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një komunikate për media....
    Lajme15 Janar 2025
    Në Bruksel sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit. Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.