×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi njofton se dy vendime janë aprovuar në Gjykatë në favor në MAPL-së

    FrontOnline
    03 Gusht 2024

    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se Gjykata ka aprovuar dy vendime në favor të MAPL-së.

    Këto vendime kanë të bëjnë me festën e ‘’Vidovdan-it’’ që u mbajt në komunën e Graçanicës.

    Postimi i plote:

    Dy vendime të aprovuara në gjykatë në favor të MAPL-së.

    Pas pranimit të shkresës Nr. 020-393/2, të datës 24.06.2024, nga MPB, MAPL, përmes zyrtarit monitorues të komunës se Graçanicës, ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Graçanicës, të ndërmarr veprime për rishqyrtim dhe harmonizim të aktit e lartshënuar me legjislacionin ne fuqi, sipas kërkesës së MPB, Kuvendi i Komunës se Graçanicës, nuk ka rishqyrtuar dhe harmonizuar aktin në fjalë.

    Duke pasur në konsideratë se Kuvendi i Komunës së Graçanicës, ka refuzuar të rishqyrtoj dhe harmonizoj, Vendimin nr. 2791/24 për vendosjen e simbolit të komunitetit serb – flamurit kombëtar me rastin e festës 28 qershor 2024 ‘’Vidovdan’’ në komunën e Graçanicës, atëherë MAPL përmes shkresës 020-393/3, të datës 30.07.2024, ka proceduar lëndën në Ministrinë e Drejtësisë, e cila është kompetente të dërgoj lëndën në Gjykatën kompetente, siç përcaktohet me nenin 82.4, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.

    Gjykata themelore, tashmë ka aprovuar si të bazuar propozimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në të cilën shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.2791/24 i datës 07.06.2024 i Komunës së Graçanicës, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot...
    Lajme15 Janar 2025
    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt që u vra më 29 nëntor të vitit 2023, është deklaruar para mediave pas konferencës së...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani, ka shënuar përvjetorin e 26-të të Masakrës së Reçakut, duke...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, bashkë me partnerët e tij të koalicionit kanë bërë homazhe në Reçak, me...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka shprehur shqetësim për “gjendjen shëndetësore dhe sjelljen e kryeministrit Albin...
    Kronika15 Janar 2025
    Një mijë e 962 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës për raportit të...
    Kronika15 Janar 2025
    Policia e Kosovës të martën ka arrestuar një person në Podujevë për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me...
    Kronika15 Janar 2025
    Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.