×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti organizoi pritje për bashkatdhetarë në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

    FrontOnline
    02 Gusht 2024

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje organizoi pritje për bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.

    Duke u uruar të gjithëve mirëseardhje, fjalën pritëse kryeministri e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.

    “Gëzohem që ju shoh, e gëzuar edhe 25-vjetori i çlirimit të vendit tonë. Ky vit është jubilar e i veçantë, sepse u bë një çerek shekulli në liri. Edhe këtu, shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe nderimet tona të larta për të gjithë ata e ato që u sakrifikuan për liri. Përulësisht nga ana jonë, lavdia u takon atyre, përjetësisht”, u shpreh Kurti.

    Ai veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisjeje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes patformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës ka qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin.

    Kurti theksoi se vullnetin, patriotizmin e gatishmërinë mërgata jonë e ka pasur përherë. Çka i ka munguar mërgatës, shtoi ai, është “shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”.

    Kjo pritje u organizua në kuadër të platformës ‘Shijo Kosovën’, në shënim të Ditës së Diasporës.

      

    Nga Rubrika
    Lajme02 Gusht 2025
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta...
    Lajme02 Gusht 2025
    Dy prej figurave të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla e Besnik Bislimi, kanë zgjedhur që orët e mbrëmjes të këtij fillimgushti t’i kalojnë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e...
    Të tjera
    Lajme02 Gusht 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim zyrtar zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të...
    Lajme02 Gusht 2025
    Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë. Siç raportojnë mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me...
    Lajme02 Gusht 2025
    Pritjet e qytetarëve për hyrje-dalje në pikat e kalimeve kufitare po vazhdon edhe në orët e pasdites. Sipas gjendjes së orës 18:25,...
    Bota/Rajoni02 Gusht 2025
    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një avion i vogël u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë...
    Lajme02 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është zbuluar një mbishkrim i...
    Lajme02 Gusht 2025
    Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar të shtunën rreth orës 13:00 një informatë se, në një dasmë në fshatin Greme të Ferizajt...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.