×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Azerbajxhani kërcënon me veprim ushtarak kundër Armenisë pas “provokimeve” në kufi

    FrontOnline
    25 Korrik 2024

    Azerbajxhani ka kërcënuar të enjten me veprim ushtarak të shkallës së gjerë kundër Armenisë, si përgjigje ndaj atyre që i ka cilësuar “provokime” armene përgjatë kufirit mes dy vendeve.

    Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka pretenduar që ushtria armene ka përdorur “armë të rënda” dhe dronë zbulues në atë zonë.

    Ministria, gjithashtu, i ka bërë thirrje Armenisë dhe sponsorëve të vet, “të përmbahen prej krijimit të një vatre të re lufte” në Kaukazin e Jugut.

    “Nëse nuk ndalen këto veprime provokative, do të merren hapat e duhur, duke përdorur gjithë arsenalin e forcave të armatosura të Azerbajxahnit, për qëllime të vetëmbrojtjes”, është thënë në deklaratë.

    Ministria i ka dënuar edhe fuqitë perëndimore që kanë rritur bashkëpunimin ushtarak me Armeninë, duke cituar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të kryera prej Shteteve të Bashkuara në Armeni këtë muaj, një marrëveshje për armët me Francën dhe alokimin e 10 milionë eurove prej Bashkimit Evropian si ndihmë ushtarake për Jerevanin.

    Ministria ka pretenduar se këto veprime mund të inspirojnë Armeninë “të kryejë provokime të reja dhe të përgatitet për një tjetër luftë me Azerbajxhanin”.

    Ministrja e Jashtme armene i ka hedhur poshtë këto pretendime.

    Zëdhënësja, Ani Badalian, ka insistuar që Jerevani vazhdon të jetë i përkushtuar për “agjendë paqësore” dhe “nuk do të devijojë prej asaj strategjie”.

    Ajo ka thënë se Bakuja e ka injoruar një propozim armen, të bërë së fundmi, për të kryer hetime rreth shkeljeve të armëpushimeve, për të cilat palët e fajësojnë njëra-tjetrën.

    Badalian ka thënë se blerja e armëve prej Francës dhe kombeve tjera ka vetëm qëllim “mbrojtjen e territorit të njohur ndërkombëtarisht”.

    Ministria e Jashtme armene ka pretenduar më 19 qershor se Azerbajxhani mund të jetë duke planifikuar “agresion të ri” kundër Armenisë.

    Kërcënimet e fundit të Azerbajxhanit vijnë dy javë pasi ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve janë takuar në Uashington për bisedime, dhe nikoqir i tyre ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

    Palët nuk kanë raportuar për përparim drejt nënshkrimit të një traktati të paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Këto dy shtete fqinje kanë negociuar traktat të paqes prej kur Azerbajxhani e ka rimarrë kontrollin e Nagorno-Karabakut, në shtator të vitit 2023, përmes një ofensive të shpejtë.

    Armenia, aleate dhe partnere tradicionale e Rusisë, është rikthyer së fundmi drejt Perëndimit dhe ka ftohur lidhjet me Moskën, të cilën Jerevani e fajëson që ka dështuar ta mbështesë në konfliktin me Azerbajxhanin./REL

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Ishulli grek Rodos është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 ballë pasditen e kësaj të marte. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një 27-vjeçar nga Kosova, është arrestuar në aeroportin e Shqipëri “Rinas”, pasi iu kapën tre dokumente sllovene false. “Nga kontrollet dhe verifikimet...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi të martën një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, reagoi ndaj bisedës mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, duke e cilësuar atë si një shuplakë për...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Drejtoria për Statistikat e Malit të Zi, Monstat publikoi të martën një pjesë të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Mal...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Rreth 2.000 njerëz morën pjesë të martën në varrimin e 19 njerëzve që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që Ura e Ibrit do të hapet pas 5 shkurtit. “Pasi që të kryhet procesi...
    Lajme15 Tetor 2024
    Besa Gaxheri, deputete nga LDK, ka reaguar lidhur me bisedën e publikuar mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit. Ajo ka theksuar se...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Një plagosje me armë ka ndodhur në Vorë të Shqipërisë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj, shkruan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.