×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthimi i shtetësisë/ Kurti kalkulon sërish në votat e diasporës

    FrontOnline
    25 Korrik 2024

    Janë qindra qytetarë të cilët gjatë vitit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

    Vetëm gjatë periudhës tre mujore, prill-qershor 2024, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës, 271 qytetarë kanë kërkuar t’i hiqet shtetësia.

    “Nga muaji prill e deri në muajin qershor 2024 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 271 vendime për lirim nga shtetësia. 260 vendime kanë qenë pozitive, 11 negative dhe 232 kërkesa”, thuhet në raportin e MPB-së, raporton Front Online.

    Bazuar në të dhënat e MPB-së, më së shumti bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Pas Gjermanisë, renditet Austria.

    “136 vendime pozitive për lirim nga shtetësia ka pasur nga shteti i Gjermanisë, ndërsa nga Austria 78 vendime. E treta në listë pason shteti slloven me 17 vendime pozitive, ndërsa nga Mali i Zi 13 vendime”.

    Por, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i mundësojë kthimin e shtetësisë së Kosovës, të cilët kanë hequr dorë më herët nga shtetësia e vendit ku kanë lindur.

    Qeveria ka njoftuar se nga 370 euro sa ishte tarifa, mërgimtarët tani mund ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës pa asnjë pagesë.

    Hoxha: Qeveria “Kurti” po merr vendime për mërgimtarët veç për vota në prag të zgjedhjeve

    Ky vendim i Qeverisë “Kurti” është kritikuar nga opozita e ish-zv.ministra të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ish-zv-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në një prononcim për Front Online ka thënë se pushteti aktual këto vendime për mërgimtarët po i merrë për përfitimin e votave në prag të zgjedhjeve.

    Ai thotë se ky vendim ani pse është në të mirë të qytetarëve është në dëm të buxhetit të shtetit.

    “Janë vendime të ligjshme dhe përfitojnë qytetarët. Duke pasur për bazë periudhën që pritet për disa muaj të jemi në zgjedhje është e pritshme që të ketë një dozë të përfitimit politik për vota si për heqjen e polices dhe për vendimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë, kjo e dëmton buxhetin e shtetit por ky është vendim i Qeverisë”, u shpreh Hoxha.

    Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” diasporën e sheh vetëm si votë dhe monedhë

    Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës.

    Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë.

    Ajo thotë se Qeveria as shërbimet bazë nuk jua ka ofruar diasporës.

    Sipas saj, udhëheqja e kësaj qeveria ka quar deri në zbehjen e dëshirës për ardhjen e tyre në Kosovë.

    “Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi, d.m.th. shërbimet konsulore kanë qenë në pikën më të dobët e mos të flasim që ka pas edhe mungesë të prodhimit të pasaportave e janë detyruar që edhe për raste emergjente familjare të mos kenë mundësi te vijnë. E ka zbehë arsyen dhe dëshirën e diasporës që të na vizitojnë, ka thënë ajo./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.