×
  • Lajme
  • Lajme

    Prestreshi: Bashkëpunimi ekonomik forcon marrëdhëniet Kosovë-SHBA

    FrontOnline
    23 Korrik 2024

    Valon Prestreshi, njohës i rrethanave ekonomike në vend thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë nivelin e angazhimit për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa arsye të rëndësishme.

    Ai thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një nga ekonomitë më të mëdha dhe më të zhvilluara në botë.

    “Rritja e bashkëpunimit ekonomik mund të sjellë investime të mëdha nga kompanitë amerikane në Kosovë, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit. SHBA-të po ashtu  janë një qendër globale e inovacionit dhe teknologjisë. Përmes bashkëpunimit ekonomik, Kosova mund të përfitojë nga transferimi i teknologjive të avancuara dhe praktikave më të mira të biznesit” ka thënë ai për Front Online.

    Më tutje sipas tij, përveç përfitimeve ekonomike, bashkëpunimi me SHBA-të mund të sjellë edhe përfitime politike.

    Shtetet e Bashkuara sipas Prestreshit kanë qenë një aleat i rëndësishëm i Kosovës që nga pavarësia, dhe bashkëpunimi ekonomik mund të forcojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.

    “Duke forcuar marrëdhëniet ekonomike me SHBA-të, Kosova mund të zgjerojë tregjet për produktet dhe shërbimet e saj. Kjo do të ndihmojë në rritjen e eksporteve dhe në diversifikimin e ekonomisë kosovare” ka thënë ai. /FrontOnline/

    Këto janë 5 produktet kosovare që shiten më së shumti në SHBA

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Korrik 2025
    Dërgimi i forcave të FSK-së bë veri, gjegjësisht në liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e personit të zhdukur më...
    Lajme29 Korrik 2025
    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje për politizimin e aksionit humanitar të FSK-së. Ndër tjerash, ambasada përmendi...
    Lajme29 Korrik 2025
    Prishtinë- Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e të dënuarit Enver Sekiraqa, i cili kishte pretenduar për shkelje të të...
    Të tjera
    Sport29 Korrik 2025
    Sipas disa burimeve të shumta, Cristiano Ronaldo ka arritur më në fund statusin zyrtar të miliarderit, duke u bërë futbollisti i parë...
    Lajme29 Korrik 2025
    Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi të rrjedhur nga takimet e dialogut Kosovë–Serbi në Bruksel, të...
    Bota/Rajoni29 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen...
    Lajme29 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar të gjitha institucionet dhe organizatat që morën pjesë në kërkimin për Rrahim Latifin, trupi i...
    Lajme29 Korrik 2025
    Mendimi për motin – 29.07.2025 Riga lokale shiu mund të vazhdojnë gjatë natës në pjesë të vendit. Orëve të mëngjesit të ditës...
    Lifestyle29 Korrik 2025
    Mënyra se si e fillojmë ditën mund të ketë një ndikim të madh në metabolizmin tonë, nivelet e energjisë dhe rrjedhën e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.