×
  • Lajme
  • Lajme

    Trend i ri në Kosovë/ Familjet e pasura po marrin dado të fëmijëve nga Filipinet, për 3 muaj mbi 30 kërkesa në MPB

    FrontOnline
    21 Korrik 2024

    Janë 31 femra nga Filipinet që kanë bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë vetëm për 3 muaj, përkatësisht gjatë periudhës prill-qershor 2024, prej të cilave 30 kërkesën e kanë bërë për punë, përderisa vetëm 1 për bashkim familjar, raporton portali Front Online.

    Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) i ka aprovuar 20 lejeqëndrimet të përkohshme për femrat filipinase, të gjitha për arsye të punësimit në Kosovë.

    Burimet të portalit “FrontOnline” thonë se femrat filipinase viteve të fundit po angazhohen si dado nga familjet e pasura kosovare.

    Psikologët dhe sociologët japin arsyet se pse është bërë trend në Kosovë angazhimi i dadove nga shtetet e huaja, kryesisht nga Filipinet.

    Psikologu Kastrati: Mbikëqyrja e një fëmije nga një shtetas i huaj përbën alarm institucional e shoqëror

    Psikologu Rron Kastrati thotë mbikëqyrja e një fëmije nga një shtetas i huaj përbën alarm institucional e shoqëror.

    “Ne po uja hapim dyert ballë hapur duke ju dhënë mundësi shtetasve të huaj të ofrojnë shërbime edukative-kujdesëse ndaj fëmijëve tanë. Kjo për mua përbën alarm jo vetëm institucional, por edhe shoqëror”, thotë ai për Front Online.

    Psikologu thotë se edukimi që në fëmijëri nga një dado e huaj për fëmijët krijon probleme në natyrën psikologjike e sociale.

    “Duhet t’i sinjalizojmë institucionet se kjo nuk është e mirë për fëmijët tanë sepse mund ta ndryshojë gjithë zhvillimin socio-kulturorë, duke krijuar probleme në natyrën psikologjike e sociale. Këto punësime duhet të jetë të monitoruara dhe të hetohen nga profesionistët e përgjegjësit nga organet e rendit”.

    Sipas tij, trendi në rritje do të krijojë vështirësi kulturore e psikologjike për familjet kosovare.

    Tutje, Kastrati thotë për Front Online se dadot e punësuara duhet të jenë të kualifikuara.

    “Komunikimi me një fëmijë me një gjuhë tjetër prodhon probleme komunikative dhe zhvillimore të një fëmije. Dadot duhet të jenë të kualifikuara, si shtet nuk jemi kundër avancimeve e punësimeve nga shtetet e huaja, por ky trend në rritje mund të krijojë vështirësi kulturore-psikologjike”, tha Kastrati.

    Sociologia Ademi: Familjet e shtresës së lartë po i paraprijnë trendit të ri për punësimin si dado shtetaset e huaja

    Sociologia Makfire Ademi thotë për Front Online se trendit të ri në Kosovë ku shtetasit e huaj po përkujdesen për fëmijët kosovar po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë.

    Ajo thotë se ndikimi i shtetaseve të huaj në socializimin e fëmijëve është diskutabile.

    “ Kryesisht këtij trendi po i paraprijnë familjet e shtresës së lartë, në shtëpitë e të cilëve kujdestaret e fëmijëve po qëndrojnë 24\7. Se si ndikojnë shtetaset e huaja në mirëqenien dhe socializimin e fëmijëve është diskutabile”, vlerësoi ajo.

    Kjo është arsyeja që sipas sociologes prindërve kosovar po ju duket e arsyeshme që fëmija i tyre të edukohet nga një shtetase e huaj.

    “Disa prindër po e shohin të arsyeshme ku sipas tyre këto kujdestare janë më të mirat për kujdesin e fëmijëve të tyre, kanë një plan ushqimor ditor më të shëndetshëm, larg fast-food e po ashtu larg ushqimeve tradicionale të vendit tonë”. 

    Ademi thotë se fëmijët tashmë më shumë po komunikojnë gjuhën angleze se sa në shqip.

    “Një indikator i rëndësishëm në procesin e socializimit të fëmijëve padyshim është mësimi i gjuhës amë, por duke ditur që këta fëmijë nën kujdesin e dadove  të tyre një periudhë të gjatë, ata po mësojnë dhe po komunikojnë në gjuhën angleze dhe jo në gjuhën shqipe”, përfundoi Ademi./FrontOnline/

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    KEDS-i sot po bën aksione intensive në përcjellje edhe të Policisë së Kosovës kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike. Në aksionin e e...
    Lajme15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në disa lokacione në Kosovë, ku janë mbyllur dhjetë Komuna Paralele të Serbisë, raporton...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas homazheve në Reçak, ka vizituar familjen Mehmeti nga ky fshat. Kurti tha se forcat gjenocidale serbe...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Masakrën e Reçakut ka thënë se ka mbaruar lufta për çlirim, por jo...
    Lajme15 Janar 2025
    Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, është mbajtur ceremonia përkujtimore në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani...
    Sport15 Janar 2025
    Interi sonte luan ndaj Bologna-s në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A-së. Atyre po u ecën vaj në kampionat ku...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.