×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Opozita dhe ekspertët demantojnë Armend Mujën: S’ka rritje pagash, ka rritje çmimesh

    Aulona Konjuhi
    11 Korrik 2024

    Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ditë më parë kishte deklaruar se gjatë tri viteve të Qeverisjes së Albin Kurtit në Kosovë paga mesatare në Kosovë është rritur për 30 %, pra sipas tij nga 580 në 780 €.

    Por, kjo deklaratë e deputetit të partisë në pushtet po konsiderohet si manipulim nga përfaqësues të partive opozitare në vend.

    Madje sipas tyre gjatë kësaj kohe sa Kosova është Qeverisur nga Albin Kurti ka stanguar në aspektin ekonomik.

    Shala i PDK-së: Rritja e pagave është manipulim i Qeverisë

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, e ka cilësuar si mashtrim të pozitës deklaratat se kinse paga mesatare në vend është ngritur për 30 %.

    Shala thotë se pushteti po mundohet me shifra të pavërteta t’i fshehë dështimet.

    “Rritja e pagave është manipulim, pra kjo nuk qëndron, kjo është lojë me numra, me shifra. Në këtë formë Qeveria  po mundohet t’i mbuloj dështimet e veta”, tha Shala.

    Sipas tij, në fund të mandatit Qeveria po proklamohet me rezultate që realisht nuk ekzistojnë.

    Deputeti i PDK-së tha se gjendja në sektorin privat në Kosovë është shumë e rëndë.

    “Qeveria po e vazhdon mënyrën e marketingut zgjedhor në fund të mandatit. Ajo po mundohet të mbjellë një frymë të rezultateve që nuk ekzistojnë. Statistikat tregojnë se kemi pasur rritje të lartë të inflacionit, kemi pasur rënie të eksporteve. Sektori privat kurrë nuk kanë qenë në situatë me të rëndë”. ka thënë ai.

    Shala ka përmendur dështimet e pushtetin në sferën e ekonomisë.

    “Asnjë indikator real nuk e shohin se kemi pasur rritje. Kemi dështuar në investime strategjike, kemi dështuar në thithjen e investitorëve strategjik. Pjesa dërrmuese e ndërmarrjeve publike operojnë me humbje. Kjo Qeveri përveç retorikës dhe marketingut nuk ka asgjë reale”, thotë Shala.

    Gërxhaliu pyet Qeverinë: Nëse janë rritur pagat pse po braktiset Kosova?

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Safet Gërxhaliu thotë se Qeveria në fund të mandatit po bënë kampanja mediale.

    “Kur je në periudhe kohore kur trokasin në derë zgjedhjet eventuale, nuk pritet asgjë tjetër nga Institucionet shteti përveç të ketë kampanjë mediale. Në gjithë botë bisedohet për mirëqenie qytetare, ndërsa në Kosovë nuk ka as pagë minimale e as mesatare”, thotë Gërxhaliu.

    Sipas tij, në këto rrethana të inflacionit, e ngritjes së çmimeve, nuk duhet bisedohet për pagë minimale e mesatare, por për pagën e jetesës që është esenciale për qytetarët e Kosovës.

    Ish -kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se nëse paga mesatare në vendin tonë do të ishte ngritur për 30 %, sipas tij atëherë qytetarët nuk do të braktisnin atë për të punuar në ndonjë nga shtetet e BE-së.

    Ekonomisti Kadrijaj: Qeveria Kurti dështoi në zhvillimin ekonomik

    Ekonomisti Mustafë Kadrijaj vlerëson se Qeveria aktuale vetëm për zhvillim ekonomik e rritje pagash nuk mund të mbahet mend, pasi sipas tij, asnjë lëvizje që tri vite nuk e ka bërë në këtë drejtim.

    “Kjo Qeveri mund të mbahet mend për çdo gjë vetëm për zhvillim dhe rritje ekonomike jo, për faktin se i shkoj mandati pa pasur asnjë investim konkret që mund ta sheh qytetari dhe opinioni në nivel të vendit”, vlerësoi Kadrijaj.

    Ekonomisti Kadrijaj tha se me pagat aktuale nuk përmbushen as nevojat esenciale.

    “Kemi fryrje të çmimit në shportën e qytetarit, në tekstil, në blerjen e banesave e në të tjerat. Me pagat sot, mundesh me blerë shumë më pak se sa që ke blerë para dy-tri viteve. Inflacioni sot është i madh dhe kjo rritje nuk i përmbushë as nevojat e qytetarit për konsum”, deklaroi ai.

    Shabani i PDK-së: Qeveria po mashtron kinse ka rritur pagat

    Nga Partia Demokrati e Kosovës (PDK) e kanë vlerësuar si mashtrim të pushtetit rritjen e pagës mesatare në vend. Isak Shabani, deputeti i kësaj partie, tha për Front Online se Qeveria Kurti ka dështuar në sferën e ekonomisë.

    Sipas tij, zgjedhja e Bedri Hamzën si kryeministër, do ta zhvillonte ekonominë e vendit.

    “Nuk ka ndryshim të pagave në krahasim me rritjen e inflacionit, nuk ekziston ajo rritje e pagave as për sektorit privat e publik. Ky është mashtrim i Qeverisë. Në regjion jemi në nivelin më të ulët. Dështimi më i madh është në sferën e ekonomisë. Ka stagnim në sferën e ekonomisë nëse vjen kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza do të ketë zgjidhje për ekonominë”, tha Shabani.

    Lekaj i AAK-së: Qeveria po shet lajme të rrema

    Anëtari i Komisionit për Ekonomi, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj e ka cilësuar si lajm të rremë, deklaratat e pushtetit për rritjen e pagës mesatare.

    Lekaj tha për Front Online se paga minimale është 250 euro në Kosovë.

    “Deklaratat e figurave të pushteti janë përralla të llojit të vetë që provokojnë dhe tentojnë t’i shesin si lajme e arritje të Qeverisë Kurti. Shumica e qytetarëve po jeton me kushte minimale të ekzistencës, ku rroga e tyre minimale është 250 euro, e pëcjellur pa sigurime shëndetësore, pa shportë të mirëfilltë familjare, pa dinjitet e pa perspektivë për jetë”.

    Deputeti Lekaj thotë se pushteti aktual as 40% e premtimeve s’do ti përmbush gjatë këtij mandati.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Komuna e Prishtinës ka dhënë tenderin në vlerë prej mbi 6.5 milionë euro për ndërtimin e “ishullit urban” që do të ndërlidh...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-drejtori I Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi në një reagim për media ka renditur arsyet që kanë çuar tek dorëheqja nga ky...
    Lajme23 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë,...
    Vip23 Tetor 2024
    Kanë filluar ngacmimet e para ndërmjet banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother. Ata tani kanë shprehur pëlqimet e...
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa. “Është raportuar se viktimën...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të hënën në Lipjan një motoikletë është goditur nga një automjet, ku ngasësi i motcikletës ka mbetur i lënduar. “Lëndime të rënda...
    Kronika23 Tetor 2024
    Një shtetas i huaj është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.