×
  • Lajme
  • Lajme

    Azemi: Punëtorët teknik të Kuvendit nesër në grevë, kërkojnë rritje pagash

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    275 euro është paga që marrin punëtorët teknik të Kuvendi të Kosovës, andaj është paralajmëruar grevë për ditën e nesërme. Kështu ka thënë për eo, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

    Azemi ka thënë se kjo pagë nuk mjafton për jetesën e një personi e lërë më për të mbajtur familje. Sipas tij, kompania në fjalë ka mundësi buxhetore për të bërë një rritje të ndjeshme të pagave por që sipas tij nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga ana e tyre.

    “Realisht ne jemi duke e marr me problemin e tyre dhe që nga fillimi i javës së kaluar ne kemi bërë kërkesë që ta takohemi me njerëzit relevant kompetencë për rritjen e këtyre pagave ne kemi arritur që të takohemi me sekretarin e Kuvendit dhe drejtorin e administratës. Ata na kanë shpjeguar se rritja e buxhetit në total është shitur është bartë tek kompania dhe në fakt për momentin për mos rritjen e pagës është përgjegjës kompania për të cilën e kemi thirrur për me biseduar, sepse kështu nuk mund të punohet, nesër është hapi i parë si paralajmërim që do të jetë një orë protestë para kuvendit të Kosovës. Nëse edhe prapë nuk do të ketë lëvizje, atëherë nga java e ardhshme nënkupton që do të jemi në grevë. Kompania ka buxhet të cilët ia ka nda Kuvendi për këtë obligim që ka. Ne mendojmë që as nuk duhet të rriten pagat ose pas njoftimit të punëtorëve do të ndërpritet tërësisht puna”, ka thënë Azemi.

    Azemi ka thënë për këtë kërkesë është njoftuar edhe Kuvendi i Kosovës, andaj është optimist se do të merren masa në këtë drejtim.

    “Tek ne janë anëtarë të sindikatës që një muaj dhe më herët nuk jemi marrë me të sepse në momentin që nuk është anëtarë i sindikatës ne nuk guxojmë që të merremi me ta. Se sa është e mjaftueshme një pagë prej 275 euro nëse e llogarisim për një person kur llogarisim ushqimin që duhet me shpenzuar ku secili duhet të paguaj transport për të ardhur deri këtu. Kur e llogarisim që e ke atë punëtorë gjatë tërë orarit të punës me 275 euro. Tash për tash është një çështje mizërie por megjithatë ne tani fatin nuk duhet ta lejmë në dëshirat e të tjerave dhe do të kërkojmë gjithherë atë që na lejon ligji. Realisht është diçka që kërkesën tonë e ka parë të arsyeshëm edhe Kuvendi i Kosovës. Është kërkesë ligjore që edhe ata deklarohet që kompania ka mundësi ka buxhet për me rrit edhe pse ne e dimë sa është ai buxhet”, ka thënë Azemi.

    Kryetari i kësaj sindikate ka potencuar se është në dijeni për shpenzimet e kompanisë dhe sa mjete marrin nga Kuvendi i Kosovës.

    Pasi që sipas tij, një çështje e tillë jo me 275 euro, por as me 500 euro nuk mund t’ia dalësh.

    “I kemi bërë ato kalkulimet të shpenzimet të kompanisë dhe e dimë se sa mjete i merr nga Kuvendi, ka mundësi që të ketë një rritje të ndjeshme të pagave të punëtorëve, ligji na lejon që të qëndrojmë në grevë dhe nuk do të kryejmë punë. Në bazë të ligjit derisa ata do të mund të qëndrojnë pa kryerjen e shërbimeve edhe ne pse të mos rrimë pse mos të kërkojmë të drejtën që na takon. Është një çështje që nuk po mund t’ia dalim jo me 275 euro por sot me një familje 3-4 anëtarësh nuk mund t’ia dalësh as me 500 euro”, u shpreh Azemi./Front Online/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër më 23 shtator në orën 11:00. Ky do të jetë rendi i ditës:...
    Lajme22 Shtator 2024
    Pas kërkesës gjermane për heqjen e masës për produktet serbe nga ana e Republikës së Kosovës, paqartësitë rreth pozicionit të Prishtinës zyrtare...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për të ishte një nder dhe kënaqësi të mbante fjalimin kryesor në ceremoninë e diplomimit programi...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Social Demokratët (SPD) e kancelarit gjerman Olaf Scholz dukej se do t’i shmangeshin të djathtës ekstreme në zgjedhjet shtetërore në Brandenburg të...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Sport22 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Monaco në Ligën e Kampionëve, Barcelona i është kthyere fitoreve. Katalonasit e kanë mposhtur në udhëtim bindshëm Villarealin prej...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.