×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Stoltenberg: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është ta humbësh atë – por kjo nuk do të sillte paqe

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon mbështetjen për Ukrainën në luftën me Rusinë.

    Gjatë një konference për shtypin me një grusht gazetarësh të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duan paqen dhe kjo mund të arrihet nëse presidenti rus Vladimir Putin, e kupton se nuk mund të fitojë në fushën e betejës.

    “Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund kësaj lufte është humbja e saj”, tha ai. “Por kjo nuk do të sillte paqe. Do të sillte pushtim”.

    Sekretari Stoltenberg përshkroi masat kryesore që do të marr NATO-ja, duke përfshirë krijimin e një komande të posaçme në Gjermani, ndihmën e shtuar financiare dhe ushtarake si dhe marrëveshjet dypalëshe të sigurisë.

    Ai i theksoi këto nisma duke trajtuar kompleksitetin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO dhe frontin e bashkuar të aleancës kundër agresionit rus.

    Gjuha e saktë e marrëveshjes përfundimtare të takimit lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, është ende duke u negociuar, tha ai.

    Në muajin prill, zoti Stoltenberg tha se aleanca nuk pritej t’i ofronte Ukrainës anëtarësimin në NATO gjatë takimit të lartë, por një “urë” drejt anëtarësimit.

    Në takim, ajo “urë” do të përfshijë pesë elementë thelbësorë:

    Komanda e ndihmës për sigurinë: NATO-ja po krijon një komandë të re në Gjermani, me qendra logjistike në Evropën Lindore, për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Sipas zotit Stoltenberg, kjo do të përfshijë 700 pjesëtarë të personeli të udhëhequr nga një gjeneral i NATO-s me tre yje.

    Sekretari Stoltenberg tha se ka pasur dallime midis aleatëve në lidhje me “qasjen ose llojet e armëve që duhet dhënë Ukrainës”. Këto dallime krijojnë vonesa burokratike dhe qëllimi është të bëhet dorëzimi më i shpejtë dhe më i lehtë.

    “Kjo komandë e re do të ketë një mandat shumë të fortë, kështu që nuk do të ketë nevojë për konsensus për secilin dorëzim (armësh)”, tha ai.

    Zotimi financiar: Që nga shkurti i vitit 2022, aleatët e NATO-s kanë dhënë rreth 43 miliardë dollarë në vit në mbështetje ushtarake për Ukrainën. Takimi i ardhshëm pritet të zgjasë këtë angazhim edhe për një vit, duke hedhur themelet për mbështetjen në të ardhmen.

    Dërgimi i menjëhershëm i armëve: Në takim priten njoftime për dërgimin e më shumë armëve dhe municioneve, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes ajrore, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

    Ndonëse zoti Stoltenberg nuk dha hollësi, një zyrtar i lartë amerikan tha se mund të priten njoftime nga aleatët e NATO-s këtë javë në lidhje me dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë.

    Marrëveshjet dypalëshe të sigurisë: Njëzet aleatë të NATO-s do të kenë nënshkruar marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën deri në fillim të takimit, duke ofruar garanci shtesë sigurie dhe duke përforcuar përpjekjet bashkëpunuese në fushën e mbrojtjes.

    Ndërveprimi: Aktualisht po bëhen përpjekje për të përafruar forcat e armatosura të Ukrainës me standardet e NATO-s, duke përfshirë një qendër të përbashkët trajnimi në Poloni dhe programe për blerjet ushtarake.

    Hungaria nuk do të marrë pjesë por as nuk do të pengojë veprimet për Ukrainën

    Sekretari Stoltenberg trajtoi shqetësimet rreth qëndrimit të Hungarisë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mundësive të saj për të bllokuar vendimet e NATO-s.

    Ai foli për një vizitë të fundit në Budapest, ku siguroi një marrëveshje me kryeministrin Viktor Orban se Hungaria nuk do të pengojë masat e propozuara të mbështetjes për Ukrainën.

    Budapesti nuk do të marrë pjesë në komandën e re të ndihmës së sigurisë së NATO-s për Ukrainën, por do të përmbushë detyrimet e tjera ndaj NATO-s dhe do të kontribuojë në buxhetin e përbashkët, tha sekretari Stoltenberg.

    Sekretari i Përgjithshëm theksoi angazhimet e ndryshme të NATO-s me Moskën edhe pas fillimit të agresionit në Ukrainë.

    Ai vuri në dukje një bisedë të kohëve të fundit midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, duke nënvizuar natyrën e zakonshme të kontakteve të tilla.

    Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja duhet të veprojë e bashkuar në zhvillimin e strategjive të reja të mbrojtjes, duke theksuar unitetin pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, të tilla si ato të përfaqësuara nga udhëheqës si kryeministri Orban.

    Marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara

    Zoti Stoltenberg është i bindur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një aleat i vendosur i NATO-s pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, duke iu referuar kritikave të së kaluarës nga ish presidenti Donald Trump, kryesisht për çështjet e shpenzimeve të mbrojtjes sesa për vet NATO-n.

    Ai theksoi se çdo sekretar i përgjithshëm duhet të jetë në gjendje të punojë me të gjithë udhëheqësit brenda aleancës, duke e krahasuar NATO-n me një familje të madhe që herë pas here përfshihet në diskutime dhe mosmarrëveshje.

    Zoti Stoltenberg foli për përvojën e tij të punës me presidentët Barak Obama, Donald Trump dhe Joe Biden, duke vënë në dukje se pavarësisht udhëheqjes politike, Shtetet e Bashkuara kanë mbetur një aleat i palëkundur dhe i përkushtuar i NATO-s. /VOA

    Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Lajme14 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, persona të panjohur kanë vendosur posera me...
    Lajme14 Shtator 2024
    Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front Online thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.