×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Izmiri, aty ku gjetën strehë shumë shqiptarë pas terrorit të Serbisë

    FrontOnline
    06 Korrik 2024

    Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në Izmir.

    “Izmiri, nuk është aspak i huaj për shqiptarët. Aty gjetën strehë shumë shqiptarë e ballkanas të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë, që pastaj ndërtuan denjësisht jetët e tyre, por nuk e harruan origjinën. Qyteti i tretë më i madh në Republikën e Turqisë të mban ngrohtë në natyrën e vetë po aq të hapur e mirëpritëse”, ka shkruar kryeministri.

    Të tilla i ka vlerësuar edhe takimet me guvernatorin e Izmirit, Dr. Süleyman Elban, kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është kryetarja e parë grua e kësaj komune dhe ka prejardhje shqiptare.

    “Pjesë e diskutimit në secilin prej bashkëbisedimeve ishin mundësitë që i kemi e që mund t’i hulumtojmë më tej për më shumë lidhje dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor. Mikpritje të përzemërt na dha edhe mërgata jonë që është e shumtë dhe shumë e suksesshme, studentë që po i ndjekin studimet në Turqi, dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Izmiri, Bursa, Manisa e Stambolli”, ka shkruar tutje Kurti.

    Ata, ka thënë tutje kryeministri, luajnë një rol kyç për ruajtjen e raporteve të mira dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e për çka tha se u jemi mirënjohës.

    “Rol të rëndësishëm mund të luajnë edhe për zhvillimin e mëtejmë të vendit tonë, andaj i ftova që të investojnë në Kosovë”, ka shtuar Kurti./Front Online/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.