×
  • Sport
  • Sport

    Dramë dhe luftë për 90 minuta, fituesi i ndeshjes Spanjë-Gjermani do të vendoset në vazhdime

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Gjermanisë kanë luajtur baras me rezultat 1-1 pas 90 minutave në ndeshjen që po zhvillohet në Stuttgart në kuadër të çerekfinales së Euro 2024.

    Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi spanjollëve të cilët rrezikuan në minutën e dytë me Pedrin që bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga Manuel Neuer.

    Një tjetër mundësi të mirë “Furia e Kuqe” e pati në minutën e 15-të me anë të Lamine Yamal i cili nga goditja e dënimit iu afrua golit.

    Gjermania rrezikoi seriozisht përmes Kai Havertz në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.

    Po i njëjti lojtar pati një tjetër rast të mirë shënimi edhe në minutën e 35-të pas një pasimi fantastik të Antonio Rudiger, por gjuajtja e tij ishte shumë e butë dhe u ndal me lehtësi nga Simon.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Sport22 Shtator 2024
    Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Espanyol-it....
    Sport22 Shtator 2024
    Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, Epet Arena,...
    Sport22 Shtator 2024
    Fituesi i maratonës “Prishtina 2024”, në konkurrencën e meshkujve është keniani, Laban Cheruiyot. Ndërsa në konkurrencën e femrave këtë maratonë e ka...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj në 26-të vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit ka...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka komentuar lidhur  rritjen e pagës minimale në 350 euro...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se në Prishtinë është shkatërruar një laborator i drogës të llojit kokainë në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci mori pjesë në një turne të madh futbolli në Niederlanz, të organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e transmetuesit të lajmeve ‘Al Jazeera’ në Ramallah, në Bregun Perëndimor, dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj...
    Lajme22 Shtator 2024
    Paneli për Lirim me Kusht i përbërë nga Valdete Daka- kryesuese dhe anëtarët- Burim Ademi dhe Besim Zllashi, më 24 korrik 2024...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.