×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria i kërkon Kinës ta shmangë dënimin me vdekje për një shtetas shqiptar

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Qeveria e Shqipërisë u ka kërkuar të martën autoriteteve gjyqësore në Kinë ta shmangin dënimin me vdekje në rastin penal ndaj një shtetasi shqiptar të akuzuar për trafikim të drogës.

    Mësohet se Prokuroria në qytetin Guangzhou, në provincën Guangdong, ka kërkuar dënim me vdekje për 36-vjeçarin shqiptar. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për këtë rast.

    Për rastin e 26-vjeçarit u diskutua të martën në Tiranë gjatë takimit që ministri për Evropë dhe Punët të Jashtme, Igli Hasani zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo.

    “Në takim u theksua ndjeshmëria e lartë që ka për Qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykimi që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou, në ngarkim të shtetasit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme të Shqipërisë.

    Më tej theksohet se u kërkua respektimi të gjithë të drejtave të shtetasit shqiptar në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor.

    “Pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të shmanget aplikimi i dënimit kapital,” thuhet në njoftim.

    Kjo kërkesë i është përcjellë me herët edhe ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, përmes një letre zyrtare. Ministria thekson se do të vazhdojë ta ndjekë me prioritet këtë çështje.

    Kina, njëri prej vendeve me numrin më të madh të të ekzekutuarve në botë, shpesh kryen dënimet me vdekje përmes injeksionit vdekjeprurës, për krime shumë të rënda.

    Sistemi ligjor në Kinë kontrollohet nga Partia Komuniste në pushtet dhe gjykatat kanë një shkallë pothuajse 100 për qind të dënimeve në rastet penale.

    Njëlloj sikur shumë vende në rajon, Kina ka ligje të rrepta kundër drogës. Disa shtetas të huaj janë dënuar me vdekje për trafikim të drogës në vitet e fundit./REL

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron në Uashington, SHBA, ku do të marrë pjesë në...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski është takuar mbrëmë me ish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Një 29-vjeçare ka vdekur pasi ra në kontakt me rrymën. Ngjarja tragjike ndodhi sot në Vlorë, në rrogën “10 korriku” në oborrin...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar të dy versionet e para të aktakuzës së përbashkët në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi...
    Sport08 Korrik 2024
    Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri raportohet se është afër largimit nga klubi amerikan, Chicago. Pas dy vitesh e gjysmë në Amerikë,...
    Lajme08 Korrik 2024
    Janë bërë 25-vjet nga vrasja e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Ata ishin arrestuar nga Serbia, në fund të qershorit, pasi kishin...
    Lajme08 Korrik 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta tregojë qëndrimin e tij për shpërndarjen e fondeve në...
    Kronika08 Korrik 2024
    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurorja Ilirjana Çollaku-Tafa, ekspertizën financiare të përpiluar nga eksperti Shaip Bytyqi, e...
    Vip08 Korrik 2024
    Moderatorja Liesa Haxhiasllani e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli mes të tjerash edhe për shtatzëninë e ëmbël, në pritje të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.