×
  • Lajme
  • Lajme

    ​“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Ambasada amerikane në Kosovë sonte ka organizuar pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së.

    Të pranishëm në këtë ngjarje ishin personalitete politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

    Në fjalën e tij, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ata janë mbledhur për festuar 4 korrikun e vitit 1776.

    Hovenier tha se është krenar që vendi i tij është themeluar në bazë të idesë se “të gjithë burrat dhe të gjithë gratë janë krijuar të barabartë” dhe se “midis këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.

    Ai theksoi se edhe më tutje, shoqëria amerikane vazhdon të udhëhiqet prej parimit të barazisë e lirisë.

    Përveç kësaj, Hovenier tha se ShBA është krenare për mbështetjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës për të vendur paqe e siguri.

    Ai garantoi se ShBA ishin dhe do të jenë me popullin e Kosovës, për cka shtoi se mbështetja amerikane është apartiake.

    Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se Dita e Pavarëisë nuk është ditë krenarie vetëm për amerikanët, por edhe për popullin e Kosovës e të gjithë në mbarë botën.

    Duke kujtuar rolin e ShBA-së në çlirmin e vendit, Osmani tha se 25 vjet më parë bota demokratike e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërhyri për t’i dhënë fund vuajtjeve të tmerrshme të regjimit serb, për cka shtoi se fal kësaj populli i Kosovës përjetoi bekimet e lirisë e të paqes.

    E para e vendit gjithashtu u shpreh se e bindur se ardhmja mes dy vendeve ka kapituj lavdie përpara.

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Përveç kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe deputeti i kësaj partie, Mërgim Lushtaku, ka shkruar për Kuvendin e parë zgjedhor në Gjermani...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhër-arreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë. Kjo...
    Lajme07 Korrik 2024
    Në galerinë “ODA” të qytetit të Shkodrës është hapur ekspozita fotografike “Keep Calm and Smile” e fotografit nga Kosova Korab Basha. Ekspozita...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, edhe sot ka publikuar foto nga arat ku po vazhdohet me korrje-shirjet. Ai përmes një postimi në...
    Lajme07 Korrik 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e muajve të fundit në RTK, që kanë...
    Sport07 Korrik 2024
    Në përfundim të ndeshjeve çerekfinale janë përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste në Euro 2024. Por përveç eliminimit nga kjo veprimtari, për disa futbollistë ajo...
    Lajme07 Korrik 2024
    Të enjten e parë të muajit shkurt të vitit të kaluar, Bujar Mehmeti nuk do ta harrojë kurrë. Atëkohë vetëm 20 vjeç,...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga “Koncerti i Paqes” i organizuar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.