×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi pas takimit trepalësh: Serbia ishte e interesuar vetëm për Asociacionin

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, tha të martën vonë kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.

    Ai dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, u takuan të martën me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak.

    “Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

    Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

    Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar./REL

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se në Baden Württemberg të Gjermanisë mbajtën Kuvendin e parë zgjedhor ku kryetar është zgjedhur...
    Lajme07 Korrik 2024
    Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, ka reaguar në lidhje më dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e...
    Lajme07 Korrik 2024
    Të gjithë ata që duan të bëhen polic në Shqipëri, tash e tutje duhet të vërtetojnë që nuk janë nën hetim apo...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë pamje nga “Koncerti i Paqes” i organizuar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën...
    Lajme07 Korrik 2024
    Punëtorët teknikë në Kuvendin e Kosovës, kanë paralajmëruar veprime sindikale në rast se nuk merret parasysh kërkesa e tyre për rritje të...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe homologu i tij i Shqipërisë, Taulant Balla, nesër do të vizitojnë pikën kufitare Qafë...
    Lajme07 Korrik 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas largimit të Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të...
    Sport07 Korrik 2024
    Euro 2024 ka dhuruar një skenë për një numër të madh lojtarësh që të shfaqin talentin e tyre dhe shumë prej tyre...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor, më sa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.