×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli sulmon qytetin e Khan Younisit, vriten të paktën 8 persona

    FrontOnline
    02 Korrik 2024

    Të paktën tetë palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelitete ndaj qytetit të Khan Younisit, bënë të ditur zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi.

    Qyteti në jug të Rripit të Gazës u bombardua një ditë pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e civilëve palestinezë.

    Të martën ushtria izraelite bëri të ditur se sulmet ajrore gjatë natës ishin përqendruar në një zonë të Khan Younisit, ku militantët kishin lëshuar 20 raketa drejt vendbanimeve izraelite.

    Sulme të tjera ajrore kishin në shënjestër qytetin jugor të Rafahut, ndërsa trupat tokësore izraelite kryen operacione kundër Hamasit në pjesën qendrore të Gazës.

    Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, u tha gazetarëve të hënën se urdhri izraelit për evakuim nga Khan Younis tregon “se në Gazë nuk ka më asnjë vend të sigurt dhe se duhen bërë më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët”.

    Izraeli u ka bërë thirrje vazhdimisht palestinezëve të largohen nga disa pjesë të Gazës, zakonisht përpara ndërmarrjes së ndonjë sulmi, si pjesë e përpjekjeve që Izraeli thotë se kanë për qëllim mbrojtjen e civilëve.

    Lufta Izrael-Hamas shpërtheu pas sulmit më 7 tetor të vitit 2023 nga grupi militant ndaj shtetit hebre duke vrarë rreth 1200 persona e marrë peng më shumë se 250 të tjerë.

    Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite janë vrarë deri tani rreth 38,000 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe pjesë të tëra të territorit, janë shndërruar në gërmadhë./VOA

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa pjesë të rajonit të Voronezh të Rusisë pas një sulmi të raportuar me dron...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është qortuar përsëri nga shefi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Josep Borrell, pasi mori...
    Bota/Rajoni07 Korrik 2024
    Në pjesë të rajonit Voronezh të Rusisë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas një sulmi të dyshuar ukrainas me dronë në një...
    Të tjera
    Lajme07 Korrik 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko – privat gjeneron barriera...
    Kronika07 Korrik 2024
    Policia ka ndaluar veturën  me targa vendore ku gjendeshin tre burra dhe gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar 15.08...
    Lajme07 Korrik 2024
    Kryetari i Shërbyesve Civil, Ali Sefaj, thotë se me mos funksionimin e Kontratës Kolektive, punëtorëve po u pamundësohen shumë të drejta që...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ndonëse në fund të qershorit Qeveria e Kosovës ndaloi përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore, një gjë e tillë...
    Lajme07 Korrik 2024
    Ministria e Punëve të Brendhshme ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla me homologun e tij nga Shqipëria, Taulant Balla, do ta vizitojnë nesër...
    Kronika07 Korrik 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë regjistruar 1 mijë 780 gjoba trafiku. Ndërkaq 25 aksidente me të lënduar janë regjistruar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.