×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izraeli urdhëron evakuimin masiv të palestinezëve nga një pjesë e Khan Younis në Gaza

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Ushtria izraelite ka urdhëruar një evakuim masiv të palestinezëve nga gjysma lindore e Khan Younis në Gazën jugore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Pjesa më e madhe e Khan Younis ishte shkatërruar tashmë në një sulm të gjatë në fillim të këtij viti, por një numër i madh palestinezësh janë kthyer që atëherë për t’i shpëtuar një ofensive tjetër izraelite në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

    Kjo vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli pothuajse ka përfunduar me eliminimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit në Gaza.

    Rreth 37 mijë e 900 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 87 mijë janë plagosur në ofensivën e vazhdueshme ushtarake nga IDF, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

    Banorët e disa lagjeve në Khan Younis lindore thanë se kishin marrë mesazhe audio nga numrat e telefonit izraelitë që i urdhëronin ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

    Në një deklaratë të hënën, ushtria izraelite tha se raketat e lëshuara në Izrael ishin hedhur nga zona Khan Younis.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Korrik 2024
    Taravari përveç vulave dhe Selisë ka edhe nja 100 fytyra. Kështu që unë nuk dua t’i komentoj shumë e shumë deklaratat e...
    Bota/Rajoni06 Korrik 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka thënë se fëmijët në Gaza kalojnë gjashtë deri në tetë orë në ditë duke...
    Bota/Rajoni06 Korrik 2024
    Gjykata e Meuse Assize në Francë e ka dënuar me 20 vjet burgim një kosovar rreth të pesëdhjetave,, për përdhunimin e vajzës...
    Të tjera
    Lajme06 Korrik 2024
    Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve...
    Lajme06 Korrik 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se mund të jetë “ndryshues i lojës” në dialogun Kosovë – Serbi në rast se...
    Lajme06 Korrik 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka thënë se deklarata e deputetit të VV-Armend Muja, se paga mesatare...
    Kronika06 Korrik 2024
    Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar sot në Morinë, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra për pastrim parash....
    Sport06 Korrik 2024
    Pas Toni Kroos është Thomas Muller një tjetër futbollist që e ka konfirmuar pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë. Gjermanët mbrëmë u eliminuan...
    Vip06 Korrik 2024
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shkëlqyer së fundmi gjatë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në Festivalin Saga në Bukuresht, Rumani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.