×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hungaria merr kryesimin e BE-së

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Hungaria, e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka marrë prej sot udhëheqjen me rotacion të Bashkimit Evropian.

    Qeveria e saj ka paralajmëruar se do të përqendrohet në shtatë fusha – mes tyre: rritja e konkurrencës e BE-së, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

    “Evropa përballet me sfida të përbashkëta nga lufta në fqinjësinë tonë, konkurrenca globale, situata e brishtë e sigurisë, migrimi i paligjshëm, fatkeqësitë natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe situata demografike”, ka thënë ministri hungarez për Çështjet Evropiane, Janos Boka, gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës hungareze të BE-së, muajin e kaluar.

    Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit.

    Nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’ia kalojë këtë rol Polonisë.

    Pritjet janë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i bërë qysh në fund të vitit 2022, të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze./REL

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Mijëra persona janë urdhëruar nga autoritetet në Kaliforninë e Veriut të largohen nga banesat e tyre për shkak të zjarreve të mëdha...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Në ditët e fundit të fushatës, para raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë, partia e djathtë e skajshme Bashkimi...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Për dikë që shpesh është përqeshur si i ngathët, Keir Starmer e ka korrur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare. Starmer...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qeveria e re e Britanisë së Madhe do të formohet nga Partia Laburiste,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës. Lajmin për...
    Sport05 Korrik 2024
    Pas vetëm gjashtë minutave lojë, mesfushori Pedri është zëvendësuar nga Dani Olmo për shkak të një lëndimi që pësoi. Ai është ankuar...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ish-diplomati, Blerim Canaj në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje...
    Lajme05 Korrik 2024
    Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka për “Front Online” thotë se VV janë të gatshëm për zgjedhje dhe për të gjetur stinën më...
    Lajme05 Korrik 2024
    Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka takuar sot emisarin e Sllovenisë për rajonin, Anzej Franges, i cili po qëndron...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.