×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Mandl: Ikja e Borrellit në favor të Kosovës

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

    Sipas austriakut, largimi i Borrellit do të jetë në favor të Kosovës.

    “Kosova është po ashtu një kampion për vlerat demokratike që ka treguar në krahasim me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Kosova është qartazi e para dhe kjo është nënvlerësuar në raportin e Borrellit. Me një qasje direkte po them që shpresoj se nuk do të kemi nevojë që të diskutojmë më për politikat e Borrellit karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse mandati i tij do të mbarojë, pasi që tutje këtë detyrë do ta bartë Kaja Kallas. Ajo është një personalitet mjaft premtues kur vjen puna për lidhjet me Ballkanin Perëndimor, për shkak të vlerave të saj evropiane”, ka thënë Mandl për T7.

    Ai deklaroi se masat e BE-së ishin të padrejta që nga fillimi dhe për të ishte shokuese se ato u konsideruan.

    “Këto masa kanë qenë të gabuara që nga fillimi, E kam thënë këtë që nga fillimi. Madje kam qenë i shokuar që Brukseli veç i ka konsideruar për të vendosur masa ndaj Kosovës. Ato duhet të largohen sa më parë për shkak të një analize racionale dhe të bazuar në fakte”, shtoi eurodeputeti, i cili fitoi edhe një mandat Parlamentin Evropian.

    Mandl deklaroi se duhet analizuar dëmi që këto masa ia kanë shkaktuar Kosovës, në mënyrë që kjo të shërbejë si mësim për investimet e ardhshme.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Arkivoli me trupin e shkrimtarit, Ismail Kadare, është nisur drejt varrezave të Tufinës. Përcjellja e tij po bëhet me ceremoni të lartë...
    Lajme03 Korrik 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar 40 kontrata me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, vetëm gjatë vitit të...
    Lajme03 Korrik 2024
    Dy mjete të dyshimta të pashpërthyera janë gjetur në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë nga një person derisa ishte duke punuar...
    Të tjera
    Sport03 Korrik 2024
    Gresa Bakraçi është sportistja e radhës që do përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Bakraçi do të përfaqësojë sportin e atletikës...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasada amerikane në Kosovë ka organizuar mbrëmë pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje për ta bllokuar fitoren bindëse të partisë së ekstremit të djathtë,...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Së paku 121 njerëz humbën jetën nga ikja në rrëmujë në Indinë veriore, thanë zyrtarët atje. Incidenti ndodhi në një tubim fetar...
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur në Teatrin e Tiranës për...
    Lajme03 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit. Tri raste janë raportuar në qytetin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.