×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: AAK-ja, adresë për bashkatdhetarët për një Kosovë të zhvilluar

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me disa deputetë të partisë së tij po qëndrojnë për vizitë në Gjermani.

    Haradinaj tha se në ditën e parë të vizitë është takuar me kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg, me të cilët tha se foli për zhvillimet në Kosovë.

    “Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë”.

    “Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të prezantoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik”, shkroi Haradinaj.

    Tutje, ai tha se AAK-ja në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët të cilët sipas tij, në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete para rreth gjysmë ore në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari...
    Lajme02 Korrik 2024
    Ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Njëri ndër ligjet kryesore të partisë në pushtete, Lëvizjes Vetëvendosje, për “reformën në drejtësi” u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese para...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta...
    Sport02 Korrik 2024
    Austria dhe Turqia ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
    Lajme02 Korrik 2024
    Profesori në Universitetin "Johns Hopkins", Daniel Server, ka deklaruar se SHBA-ja nuk ka pasur qasje simetrike në dialogun Kosovë-Serbi. Server  ka thënë...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Jetëgjatësia ka arritur një nivel rekord në Zvicër në vitin 2023, raportoi Unisanté të martën. Ajo kishte arritur në 85.8 vjet për...
    Lajme02 Korrik 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës ka akuzuar se tash e një kohë, pushteti komunal në Prishtinë është duke tentuar për ta kaluar...
    Sport02 Korrik 2024
    FC Bayern i ka dhënë Arijon Ibrahimović një kontratë të re profesionale deri më 30 qershor 2027. Sulmuesi 18-vjeçar, ka qenë me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.