×
  • Sport
  • Sport

    EURO 2024: Barella-Xhaka, përballje titanësh

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Berlini hesht në pritje të ndeshjes Zvicër-Itali. Nuk ka rëndësi si luan, apo çfarë taktikash do të përdorin dy trajnerët, ajo që tifozët nuk falin është eliminimi në këtë fazë të Evropianit për të arritur në çerekfinale.

    Një sfidë ku Luciano Spalleti dhe Murat Yakin do të përpiqen ta interpretojnë në mënyrën më të mirë, atje ku beteja më e madhe është mes Granit Xhakës dhe Nicolo Barellas.

    Në Gjermani, mesfushori italian ka tashmë një rekord. Ai është futbollisti që ka vrapuar më shumë nga të gjithë, 37,04 kilometra, ndërsa Xhaka 35,13.

    Luciano Spalleti e do Barellën, sepse tek ai sheh Nainggolanin e Romës, një De Rossi të evoluar, një gjithëpërfshirës, i çmuar edhe përpara portës.

    Me një fjalë lider, vetëm 27 vjeç. Nicolo Barella është njeriu i tranzicioneve dhe i rikuperimeve të topave, Spalleti kërkon cilësi dhe këtë vazhdimësi mund t’ia japë vetëm mesfushori i cili me kalimin e kohës ka përsosur aftësitë e tij si një lider dhe futbollist total.

    Por duhet kujdes, sepse përballë futbollisti i Interit do të duhet të përplaset fort me Granit Xhakën, lojtar fizik, i ashpër kur duhet dhe futbollisti kyç i përfaqësueses helvete me 127 paraqitje. Në takimet ndaj Gjermanisë dhe Hungarisë u shpall lojtari i ndeshjes. Jo vetëm kaq, Xhaka ka një saktësi pasimesh prej 87.5%, dhe tetë rikuperime.

    Si një motor i palodhur në fushën e lojës, Xhaka ka luajtur çdo minutë gjatë fazës së grupeve, një sfidë Itali-Zvicër, ku fokusimi do të jetë në duelin e dy titanëve. /rtsh

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Sport02 Korrik 2024
    Chelsea ka nënshkruar me mesfushorin Kiernan Dewsbury-Hall nga Leicester City për 30 milionë funta. Lojtari i Akademisë së Leicester City, 25 vjeç,...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Rumanisë në 1/8 e finales në Euro 2024. Ishte Cody Gakpo i cili realizoi...
    Sport02 Korrik 2024
    Milani është në bisedime me Chelsean për transferimin e Romelu Lukakut, por sipas Gazzetta dello Sport, dy lojtarë të tjerë të londinezëve janë...
    Të tjera
    Lajme02 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë i ftuari i radhës në Periskopi nga ku ka kritikuar Qeverinë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, shkëlqesinë e...
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Rumanisë në 1/8 e finales në Euro 2024. Ishte Cody Gakpo i cili realizoi...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    E djathta e vijës së ashpër në Francë nuk ka qenë kurrë më afër pushtetit pasi fitoi raundin e parë të zgjedhjeve...
    Lajme02 Korrik 2024
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit...
    Bota/Rajoni02 Korrik 2024
    Pavarësisht fushatës intensive, shkolla të caktuara profesionale mbetën me numër të ulët të nxënësve të pranuar për vitin e ri shkollor 2024/25....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.