×
  • Lajme
  • Lajme

    “16 copa kam me ja njehë, rafall”, vazhdojnë kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi – reagon AGK

    FrontOnline
    28 Qershor 2024

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se R.XH, nga Lugina e Preshevës është duke i vazhduar kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

    Këto kërcënime, ai i ka bërë nëpërmjet videove të publikuara në TikTok,  duke thënë disa herë se planifikon ta vrasë gazetarin.

    “Mu’ s’mund te m’arrestoni, kurrë hiç, e 700 mijë vjet, harrojeni këtë…A Vullnet Krasniqi, ty të kam tregu se edhe sytë kam me t’i djegë cigare, mos gabo me dalë…Unë kam me ta q” f”miljen për Gold AG…Kur të më arrestoni ju Policia e Kosovës, unë ua jap dorë, ju thom hallall ju koftë…Vullnetin, kam me gjete, mbajeni në mend çka po ju thom, 16 copa kam me ja njeh, rafall…”, ka thënë ai ndër të tjera në një nga videot e publikuara.

    AGK thotë se R.Xh., ka vazhduar me ofendime, fyerje dhe sharje ndaj gazetarit Krasniqi dhe familjes së tij edhe në disa video të tjera të publikuara gjatë ditës së djeshme, ku shfaqet me armë të ftohtë në video, duke i dërguar të fala edhe prokurorit të rastit të gazetarit.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimet me jetë ndaj kolegut, Vullnet Krasniqi.  AGK-ja, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të njoftohet për veprimet që i ka ndërmarrë pas paraqitjes së rastit nga Krasniqi, dhe nëse ka përparime në lokalizimin e individit që po kërcënon, nëse ai gjendet në territorin e Kosovës.  AGK-ja, i bën thirrje të gjithë personave publik që të mos kontribuojnë në gjuhën denigruese ndaj gazetarëve, pasi që siguria e tyre fizike vazhdon të jetë sfiduese në Kosovë, me theks të veçantë nga mungesa e shqiptimit të dënimeve meritore për sulmuesit e  kërcënuesit”, thuhet në njoftim.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka takuar sot ambasadorin e Suedisë në Kosovë, shkëlqesinë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Këshilltarët e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj Bujupi, Gjenerali Sefer Isufi e ambasadorja Heroina Telaku, kanë marrë pjesë në inaugurimin e presidentit...
    Lajme02 Korrik 2024
    Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë...
    Të tjera
    Sport02 Korrik 2024
    Holanda dhe Rumania ndeshen sot në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhmail Behluli, 61-vjeçari që u shpall i zhdukur të enjten, është gjetur sot i vdekur në Gjilan. Policia njoftoi se atë e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e emocionuar që kontribuoi në Financial Times dhe Profile Books mbi demokracinë, krahas kryeministres...
    Lajme02 Korrik 2024
    Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e...
    Lajme02 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një personi në veri, që është shpallur në kërkim....
    Lajme02 Korrik 2024
    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka njoftuar se po e financojnë me 83 mijë euro një projekt të Iniciativës së Re Sociale,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.