×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandiq: Serbia u rreshtua me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi institucionet serbe kanë ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan” sot në Beograd.

    Ajo tha se shteti serb u rreshtua në anën e huliganëve dhe se në Serbi nuk do të mund të organizohet më debat për pajtim.

    “Me ndalimin e “Mirëdita, dobar dan” Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh. Në Serbi më s’mund të organizohet debat për pajtimin e as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve. Vrimë e zezë”, ka shkruar ajo në X, raporton Gazeta Express.

    Pak më herët, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se ka lëshuar urdhër për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” për “shkaqe sigurie”.

    Hapja e festivalit është paraparë të ndodhte në orën 18:30 të 27 qershorit në sheshin Dorqol dhe disa orë para hapjes, një grup i madh i djathtistëve u mblodhën në hyrje të zonës, duke valëvitur flamuj serbë.

    “Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.

    Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare – Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Lajme01 Korrik 2024
    Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se diskutimet ishin më sfiduese se kurrë, duke iu referuar takimeve të ndara...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion nga sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë...
    Sport01 Korrik 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....
    Lajme01 Korrik 2024
    Në datën 2 dhe 3 korrik, qeveria shqiptare ka shpallur 2 ditë zie, për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.