×
  • Lajme
  • Lajme

    “Junts” katalunas e dërgon sot në Kongres nismën për njohjen e Kosovës nga Spanja

    FrontOnline
    25 Qershor 2024

    Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon të hedhë në votim në seancën plenare të Kongresit spanjoll që mbahet sot një propozim jo legjislativ me të cilin dëshiron që qeverisë spanjolle t’i kërkohet të njohë Kosovën si një shtet sovran.

    Kjo nismë argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së, transmeton Klankosova.tv.

    Duke iu përgjigjur arsyetimeve të pesë shteteve të BE-së që s’e njohin ende pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Spanja, “Junts” ka kujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vendosi në korrik 2010 se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” dhe se nuk ka asnjë rregull që e pengon atë të vazhdojë si e tillë.

    “Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.

    Sipas kësaj partie“nuk është e pranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, veçanërisht kur, sipas nismës, në të cilën “Europa Press” kishte qasje, “Spanja tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën” dhe që nga janari i kaluar “Qeveria është detyruar të njohë pasaportat kosovare pasi Kosova i është bashkuar regjimit të përjashtimit për vizën për qëndrim të shkurtër në zonën Schengen”.

    Për të gjitha këto arsye, “Junts” konsideron se “në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës në mbrojtje të së drejtës së tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe duhet të vazhdojë me njohjen e menjëhershme të Republikën e Kosovës”.

    Në këtë kuptim, teksti propozon që Kongresi duhet të nxisë “Qeverinë ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme30 Qershor 2024
    Disa baza ushtarake amerikane në të gjithë Evropën u vunë në një gjendje gatishmërie të shtuar gjatë fundjavës, mes shqetësimeve se një...
    Lajme30 Qershor 2024
    Remitencat, si ndër kontribueset më të mëdha të zhvillimit ekonomik të vendit, kanë vazhduar rritjen edhe gjatë vitit 2024. Vetëm në katër...
    Lajme30 Qershor 2024
    Nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, çdo vit diplomojnë qindra policë. Por, periudha e aftësimit që bëjnë brenda këtij institucioni përgjatë...
    Të tjera
    Sport30 Qershor 2024
    Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të...
    Lajme30 Qershor 2024
    Pas tre muajsh, Nenad Orlloviq, do të jetë njeri i lirë, por shumë ushtarë të KFOR-it që ishin viktima të tij, do...
    Sport30 Qershor 2024
    Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes futbollisitke mes deputetëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Në minutat e parë të fillimit...
    Sport30 Qershor 2024
    Spanja dhe Gjeorgjia luftojnë sot për një vend në çerekfinalet e Euro 2024 dhe është hera e parë që këto ekipe takohen...
    Lajme30 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë detaje për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi”, që të çon te Pallati i Drejtësisë. Ai...
    Sport30 Qershor 2024
    Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë. Sllovakët e nisën shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.