×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy institutet kombëtare të Shëndetit Publike: Kujdes nga të nxehtit, evitoni daljet në mesditë

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Dy institutet kombëtare të Shëndetit Publike, në Kosovë dhe Shqipëri kanë dalë me rekomandime pothuajse të njëjta ndaj qytetarëve për mbrojtje nga të nxehtit dhe dielli, sidomos gjatë mesditës kur temperaturat i afrohen ose edhe kalojnë në disa vende 40 Gradë Ceelsius.

    “Temperaturat e larta që po shënohen këtyre ditëve ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjell me ngërçe, vjellje, çrregullime diarre, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet në reagimin e djeshëm të IKSHPK-së.

    Sipas IKSHPK-së, personat e moshuar nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00 deri në 17.00, sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.

    “Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelëta. Po ashtu është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale”, njofton IKSHPK.

    Po ashtu rekomandohet edhe këshilla me mjekun, ndërsa sipas këtij Instituti, nëse te pacienti paraqitet kokëdhembje, mundim, marramendje, dehidrim, tharje të gojës dhe lëkurë, atëherë duhet të lajmërohet mjeku.

    Edhe në Shqipëri, ISHP ka lëshuar disa këshilla për qytetarët në këto ditë të nxehta që kanë përfshirë vendin.

    Të premten temperatura në disa vende në Shqipëri kanë kaluar 41 gradë Celsius.

    “ISHP këshillon të shmanget ekspozimi e drejtpërdrejtë në diell, kur është më i fortë, zakonisht midis orës 11:00 deri 15:00, por edhe më gjatë në varësi të vendit ku jeni. Rekomandohet qëndrimi në hije midis orëve me rrezatim ultraviolet (UV) më intensiv. Po ashtu qytetarët duhet të veshin rroba që mbulojnë krahët dhe këmbët, të përdorin kapele me strehë të gjerë për të mbrojtur fytyrën dhe qafën, si dhe të përdorin syze dielli për të zvogëluar rrezikun e dëmtimit të syve”, rekomandon ISHP.

    Ekspertët e ISHP-së, gjithashtu kanë rekomanduar që të mos përdoret krem kundër diellit për të zgjatur ekspozimin në diell në këtë interval.

    “Përdorni krem kundër diellit me faktor mbrojtës (SPF) të paktën 30, me filtra UVA dhe UVB. Mund ta përdoreni atë 30 minuta para ekspozimit në diell. Ripërdoreni kremin çdo 2 deri në 3 orë, pa harruar zonat e ndjeshme si buzët dhe veshët.

    Këto rekomandimet e mësipërme janë të vlefshme dhe për fëmijët”, rekomandon Instituti Shqiptar i Shëndetit.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Me deklaratën e MASHT-it nuk po pajtohet drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi. Ai në një prononcim për “Front Online” ka...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zhvilluan një aksion të madh anti-drogë. Në këtë...
    Lajme28 Shtator 2024
    23 mijë konsumatorë në veri të vendit furnizohen me energji elektrike, por një përqindje e vogël e tyre e paguajnë atë. Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 60-vjeçare, në banesën e tij në Gjirokastër, Bëhet e ditur se ai kishte...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e gjeneralit të luftës së UÇK-së dhe të FSK-së, Imri Ilazi, me rastin e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavë në Pogradec, Korçë, Elbasan 3 ditë €79, vetëm me SHARR TRAVEL! 3 Ditë €79, Nisja më 04 Tetor – 06 Tetor...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një tubim në Krushevë e Madhe të Klinës ka thënë se këto zgjedhje do të vendoset...
    Lajme28 Shtator 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin, për sulmin ndaj mediave. Çitaku shprehet se kjo qasje e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish/zëvendësministri i Arsimit ,Xhavit Rexhaj ka shprehur për Front Online dyshime për efektivitetin e programit duke e ditur se ky lloj programi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.