×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuzat e ministrit, Rashiq: Vuqiçi dhe Lista Serbe e shfrytëzuan veriun për pastrim parash

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe dhe figurat e saj që dikur drejtonin komunat veriore për abuzim dhe pastrim parash.

    Ai tha se prokurorinë nuk e kanë njoftuar për secilin rast por dëshmitë janë publike dhe se ata janë të gatshëm për bashkëpunim.

    Rashiq veçoi një rast ku sipas tij, Zveçani, një nga komunat më të vogla në nivel vendi, në letër kishte një buxhet investimi prej 150 milionë eurosh.

    “Në komunën e Zvecanit, që as unë nuk e kam ditur, buxheti ka qenë 20 miliardë dinarë, që i bie diku 150 milionë euro, e dini ju komunën e Zvecanit sa është e vogël, por të gjithë këto para nuk janë përdorur për qytetarët, janë përdor vetëm në letër për pastrim të parave”, tha Nenad Rashiq per A2CNN.

    Rashiq thotë se abuzime të tilla kanë ndodhur që kur ka ardhur në pushtet SNS e Vuçiçit në Serbi dhe me Listën Serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar veriun për pastrim të parave.

    Ai thotë se dokumentet që kanë marrë nga komunat veriore flasin për projekte për të cilat janë shpenzuar paratë por nuk janë realizuar asnjëherë.

    “Nuk kisha gabuar nëse ju them se ndoshta me qindra miliona janë atje shuma të pastrimit së parave, prap nëse shkoni në veri, prap shikoni Zubin Potokun, Zveçanin, sa njerëz janë në pozitë të keqe, në pozitë sociale të mjerueshme dhe në anën tjetër kemi një paradoks kur të njëjtit përdorin miliona të investimeve, krejt kjo është një mashtrim, është manipulim me qytetarët ku regjimi i Beogradit e përdor si territor për pastrimin e parave”, u shpreh Rashiq.

    Rashiq konsideron se vetëm përmes integrimit dhe investimeve, serbët do t’ia kthejnë shpinën Listës Serbe dhe nuk do të kenë më frikë nga ta.

    “Nëse ne shumëfishojmë përpjekjet sa i përket integrimit dhe angazhimit për një zhvillim më të qëndrueshëm, ju garantoj se sado më shumë të investojmë aq më pak do të ketë ndikimin qoftë nga Lista Serbe apo nga njerëz të tjerë në Beograd”, tha ministri për Komunitete dhe Kthim.

    Ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës tha se përmes kanë arritur të punësojnë 250 persona nga komuniteti serb ndërsa në vazhdimësi kanë programe në mbështetje të tyre.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme29 Qershor 2024
    Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë...
    Lajme29 Qershor 2024
    Hajdar Beqa thotë se PDK-ja qëndron shumë mirë në sondazhe të tyre, dhe se janë të përgatitur për zgjedhje andaj kanë kërkuar...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është arrestuar një person të premten në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar dhe fyer zyrtarët policorë. I dyshuari këtë e bëri...
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Ditë më parë, 30 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë shkuar në Durrës. Arsyeja e shkuarjes në këtë vend bregdetar nuk dihet....
    Lajme29 Qershor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e...
    Lajme29 Qershor 2024
    Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, në një komunikatë për media ka bërë thirrje për mbështetje të subjekteve...
    Sport29 Qershor 2024
    UEFA ka vendosur që t’i përjashtojë dy gjyqtarët spanjollë, Alejandro Hernandez dhe Jesus Gil Manzano, nga “Euro 2024” pas ankesave për gjykimin...
    Lajme29 Qershor 2024
    Moti për sot pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Në zonën veriperëndimore nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar....
    Lajme28 Qershor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdojnë punimet në mënyrë intensive në gjithë Prishtinën. Ai ka thënë se po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.